Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

95.Formulimet e Teshehudit – forma e Ibn Umerit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 141-142

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Teshehudi i Ibn Umerit. Ibn Umeri ka treguar se i dërguari i Allahut ka thënë:

التحيات لله، [و]الصلوات [و]الطيبات، السلام عليك أيها النبي و رحمة الله، السلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمداً عبده و رسوله.

”Lavdërimet, lutjet dhe mirësia i takojnë Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty, o profet1! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e devotshëm të Allahut. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut2 dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”3

1 Ibn Umeri ka thënë:

Unë ia shtova edhe:

و بركاته

… dhe bekimet e Tij…”

2 Ibn Umeri ka thënë:

Unë ia shtova edhe:

وحده لا شريك له

…të vetmit, i Cili nuk ka ortak…”

Këto dy shtesa në teshehud janë vërtetuar nga profeti . Ibn Umeri nuk i ka shtuar ato vetvetiu. Ai kurrë nuk do të kishte bërë diçka të tillë. Ai mësoi këto dy shtojca nga sahabët e tjerë që i kishin dëgjuar nga profeti dhe i shtoi ato në teshehudin e tij të cilin ai e kishte dëgjuar nga profeti .


3 Ebu Daudi dhe Darakutni i cili e vërtetoi hadithin.

Shpërndaje: