Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

96.Formulimet e Teshehudit – formulimi i Ebu Musa El-Eshariut

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 142

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Teshehudi i Ebu Musa El-Eshariut. Ebu Musa tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

Kur të uleni, gjëja e parë që duhet të thoni është:

التحيات الطيبات الصلوات لله ،[وحده لا شريك له]السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته، السلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمداً عبده و رسوله.

”Lavdërimet, mirësia dhe lutjet i takojnë Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty, o profet1! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e devotshëm të Allahut. Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut2 dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”

[Lavdërimi në namaz përbëhet nga 7 fjali.”]1


1 Muslimi, Ebu Auaneh, Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.

Shpërndaje: