Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

75.Të folurit për fatkeqësinë ndikon negativisht në durimin

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ndër faktorët që ndikojnë negativisht në durimin dhe kënaqësinë e personit ndaj Allahut dhe kundërshton ato është kur, njeriu shfaqë pakënaqësinë e tij dhe u tregon për të njerëzve të tjerë. Nuk ka rëndësi nëse i drejtohesh shokëve apo të tjerëve. Përjashtimi i vetëm i mundshëm është që t’u tregosh shokëve që të ka vdekur prindi ose fëmija pa dashur që të tregosh fatkeqësinë e tij. Në vend të kësaj qëllimi duhet të jetë që tu tregojë atyre për vdekjen në mënyrë që ata mund të luten për personin, që të marrin pjesë në përcjelljen e xhenazes dhe detyra të tjera që janë obligim për disa muslimanë. Në këtë mënyrë, ata marrin një shpërblim sa malet.

Kur Atau u verbërua në njërin sy, zgjati njëzet vite para se dikush në familjen e tij t’a dinte këtë. Kjo ndodhi vetëm kur djali i tij iu afrua nga drejtimi i tij kah syri i verbër pa e vërejtur atë ata e kuptuan se Shejkhu kishte qenë i verbër në njërin sy.

Një njeri hyri te Davudi et-Ta’i dhe e pa atë duke u zvarritur në tokë. Kjo e bëri të thotë: “Ne i përkasim Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”. Davudi i tha: “Hesht! Mos i trego askujt.” Para kësaj, atij i ndihmuan që të ulet për katër muaj para se ta kuptonte dikush gjendjen e tij.”

El-Ahnaf u ankua tek xhaxhai i tij vazhdimisht për dhimbjen në dhëmbin e tij. Xhaxhai i tij i tha:

“Mos u anko. Unë e humba syrin tim që dyzet vite dhe nuk u ankova tek askush”.

Shpërndaje: