Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

97.Formulimet e Teshehudit – formulimi i Umer bin El-Khatabit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 142-143

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Teshehudi i Umer bin El-Khatabit. Ai -radijAllahu anhu- ishte duke qëndruar në minber, dhe ua mësonte njerëzve teshehudin duke thënë:

”Thuaj:

التحيات لله، الزاكيات لله، الطيبات [لله]، السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته، السلام علينا و على عباد الله الصالحين، أشهد أن لا إله إلا الله و أشهد أن محمداً عبده و رسوله

”Lavdërimet i takojnë Allahut, veprimet e mira i takojnë Allahut dhe mirësia i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty, o profet1! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e devotshëm të Allahut (kur ai thotë kështu me këtë përfshihen të gjithë robërit e devotshëm në qiell dhe në tokë). Unë dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut2 dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.”1


1 Maliku dhe Bejhaki me një zinxhir të saktë transmetimi. Edhe pse hadithi është transmetuar nga një sahabi, e ka të njëjtin gjykim sikurse të ishte transmetuar nga profeti sepse njeriu nuk mund të arrijë një konkluzion të tillë vetvetiu dhe pastaj ta thotë atë. Dhe edhe në qoftë se ai kishte qenë një konkluzion i tij, kështu që ai nuk do të kishte pasur më shumë të drejtë që të pasohet sesa lutjet e tjera, tha Ibn Abdil-Berri.

Vërejtje!

Asnjë nga formulimet e përmendura nuk përmban shtojcën:

و مغفرته

”… dhe faljen e Tij.”

Si rezultat, kjo nuk numërohet. Prandaj disa nga selefët e mohuan këtë. Tabarani transmeton me një zinxhir të saktë transmetimi nëpërmjet Talha bin Musrif i cili tha:

”Rebi bin Khejthem ia shtoi në teshehud:

و بركاته و مغفرته

”… bekimet e Tij dhe faljen e Tij.”

prandaj Alkameh tha: ”Ti duhet të qëndrosh sikurse jemi mësuar

السلام عليك أيها النبي و رحمة الله و بركاته

”Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ty, o profet1!” (1/56/3)

Alkameh e mësoi këtë nga mësuesi i tij Abdullah bin Mesudi -radijAllahu anhu-. Është transmetuar se ai ia mësoi një njeriu teshehudin. Kur ai kishte arritur tek:

أشهد أن لا إله إلا الله

”Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet metë drejtë askush përveç Allahut…”

burri tha:

وحده لا شريك له

”… i vetmi, i Cili nuk ka ortak…”

Atëherë Abdullahi tha: ”Është e vërtetë, por ne ndalemi ashtu sikurse jemi mësuar.” Transmetuar nga Tabarani në “El-Mu’xhem El-Eusat (2848)” me një zinxhir të saktë transmetimi nëse El-Musejjeb El-Kamili e ka dëgjuar këtë nga Ibn Mesudi.

Shpërndaje: