Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

76.Profetët ia treguan pikëllimin e tyre Allahut

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tabarak ue Te ala) e sprovon robin e Tij për ta dëgjuar atë duke ankuar tek Ai, të përulet para Tij, ti lutet Atij, të duroj dhe të jetë i kënaqur me caktimin e Tij. Allahu (Subhaneh) i sheh robërit e vet kur Ai cakton se me çka të sprovohen. Ai e di gjendjen e të gjithë atyre. Ai e shpërblen secilin rob sipas qëllimit të tij. Allahu i ka kritikuar ata që nuk përulen para Tij dhe nuk e adhurojnë Atë kur ata goditen nga sprovat:

وَلَقَدْ أَخَذْنَاهُم بِالْعَذَابِ فَمَا اسْتَكَانُوا لِرَبِّهِمْ وَمَا يَتَضَرَّعُونَ

 “Ne i sprovuam ata me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.”1

Robi është shumë i dobët për të mbetur i qëndrueshëm para Zotit të vet dhe që të mos ankohet tek Ai. Allahu i lavdëroi zotërinjtë e krijesave, domethënë profetët e pagabueshëm (në fe) (salAllahu alejhim ue selem), për shkak se ata u ankuan tek Allahu.

Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë në lidhje me disa prej tyre:

وَذَا النُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَن لَّا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

 “(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush po Teje, Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!”

Ai e lavdëroi Ejubin dhe tha:

وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَى رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِيَ الضُّرُّ وَأَنتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ

 “(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”3

Ai e lavdëroi Jakubin dhe tha:

إِنَّمَا أَشْكُو بَثِّي وَحُزْنِي إِلَى اللّهِ وَأَعْلَمُ مِنَ اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

 “Ai (Jakubi) tha: “Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj Allahut, dhe Allahu më ka lejuar të di atë ju nuk e dini.”4

Ai e lavdëroi Musain dhe tha:

رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ

“O Zoti im, unë kam nevojë për çka do që të më japësh!”5

Të ankohesh tek Allahu (Te ala) nuk bie në kundërshtim me durimin apo kënaqësinë ndaj Allahut. Në fakt, kjo tregon për paditurinë e robit në lidhje me Krijuesin e tij që të ankohen tek dikush tjetër. Kjo do të thotë se ai nuk është i kënaqur me Krijuesin e tij dhe se ai nuk duron me atë që Allahu e ka sprovuar atë. Allahu e urren atë që ankohet ndaj Tij tek krijesat dhe e do atë që ankohet tek Ai.


1 23:76

2 21:87

3 21:83

4 12:86

5 28:24

Shpërndaje: