Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 84
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
64 –Ai që nuk i nënshtrohet Allahut dhe të dërguarit ﷺ, do të jetë i kapluar nga vesveset, i çoroditur, plot me dyshime, as besimtar që pohon e as mohues që përgënjeshtron.
SHPJEGIMI
Një gjendje e tillë është tipike për dyshuesit dhe hipokritët. Ata gjithmonë dyshojnë. Ata gjithmonë hezitojnë, ata gjithmonë janë të lëkundur sepse nuk janë të qëndrueshëm në fe pasi ata nuk i janë nënshtruar Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ.
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë për hipokritët:
مُّذَبْذَبِينَ بَيْنَ ذَلِكَ لاَ إِلَى هَؤُلاء وَلاَ إِلَى هَؤُلاء وَمَن يُضْلِلِ اللّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُ سَبِيلاً
“Ata janë të luhatshëm ndërmjet besimit dhe mosbesimit, e nuk janë as me besimtarët, e as me kufarët.” 1
وَإِذَا لَقُواْ الَّذِينَ آمَنُواْ قَالُواْ آمَنَّا وَإِذَا خَلَوْاْ إِلَى شَيَاطِينِهِمْ قَالُواْ إِنَّا مَعَكْمْ إِنَّمَا نَحْنُ مُسْتَهْزِؤُونَ اللّهُ يَسْتَهْزِئُ بِهِمْ وَيَمُدُّهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ
“E kur takohen me ata që kanë besuar thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajtë (parinë) e tyre iu thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”. Por Allahu tallet me ta, dhe i lë të bredhin të humbur edhe më shumë në mosbesimin e tyre.” 2
1 4:143.
2 2:14-15.