Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

77.A duhet bojkotuar mallrat amerikane?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 194-195

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 77: Në gazetat e sotme bëhet thirrje për të bojkotuar mallrat amerikane në formën e blerjes dhe shitjes. Thuhet se dijetarët bëjnë thirrje për bojkot dhe se të gjithë muslimanët janë të detyruar të përmbushin këtë dhe se ata që nuk e bëjnë këtë mëkatojnë shumë dhe ndihmojnë luftën e jehudëve kundër muslimanëve. A mund ta qartësoni këtë? A shpërblehet personi që vepron sipas kësaj?

Përgjigje: Kjo nuk është e saktë. Dijetarët nuk kanë dhënë ndonjë fetva që ndalon tregtinë në mallrat amerikane. Mallrat amerikane janë ende në tregun musliman.

Mallrat nuk duhet të bojkotohen derisa nuk vjen një urdhër nga pushtetari musliman. Vetëm atëherë bëhet e detyrueshme të bojkotohet vendi i synuar. Qytetarët si individ nuk kanë të drejtë të japin fetva për të ndaluar një gjë sepse këto fetva nënkuptojnë ndalimin e diçkaje që Allahu e ka lejuar.

Shpërndaje: