Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

77.Argumenti se i godituri me fatkeqësi shpërblehet për fatkeqësinë e tij

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dijetarët kanë mendime të ndryshme nëse fatkeqësitë sjellin shpërblim apo shlyerje të mëkateve. Disa dijetarë thonë se personi i goditur me fatkeqësi shpërblehet për çdo fatkeqësi. Disa dijetarë thonë se ai nuk shpërblehet fare për fatkeqësinë, por për durimin me fatkeqësinë. Këtë mendim e mbështeti Ibn Abdis-Selam në librin e tij “el-Kauaid”. Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh dhe dijetarët të tjerë thonë se të dy mendimet kanë refuzime dhe se ka një ndryshim që ndikon në çështje të cilën ne do ta përmendim më pas nëse Allahu dëshiron.

Dijetarët që thonë se personi i goditur me fatkeqësi shpërblehet për çdo fatkeqësi argumentohen me fjalët e Allahut (Te ala):

ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ لاَ يُصِيبُهُمْ ظَمَأٌ وَلاَ نَصَبٌ وَلاَ مَخْمَصَةٌ فِي سَبِيلِ اللّهِ وَلاَ يَطَؤُونَ مَوْطِئًا يَغِيظُ الْكُفَّارَ وَلاَ يَنَالُونَ مِنْ عَدُوٍّ نَّيْلاً إِلاَّ كُتِبَ لَهُم بِهِ عَمَلٌ صَالِحٌ إِنَّ اللّهَ لاَ يُضِيعُ أَجْرَ الْمُحْسِنِينَ

“Kjo është kështu, sepse ata që janë në rrugën e Allahut, sa herë që t’i godasë etja, lodhja e uria dhe sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t’i zemërojnë mohuesit (jobesimtarët) apo t’i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e mirë. Me të vërtetë, Allahu nuk do t’ua humbë shpërblimin punëmirëve.” 1     

Bukhari dhe Muslimi transmetojnë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Çfarëdo fatkeqësie që e godet muslimanin, Allahu ia shlyen mëkatet shkak të saj, madje edhe nëse shpohet nga një gjemb.”

Bukhari transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk ka musliman në mesin e njerëzve të cilit i vdesin tre fëmijë para se të arrijnë pjekurinë, vetëm se Allahu do ta fus atë në xhenet nga mëshira e Tij e gjerë ndaj tyre.”

Hadithi në lidhje me gruan që vuante nga epilepsia dëshmon se epilepsia sjell shpërblimin më të plotë.

Muslimi transmetoi nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:

“Një grua erdhi me një fëmijë dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Lute Allahun për të! Unë kam varrosur tre fëmijë!” Ai tha: “A i ke varrosur tre fëmijë?” Ajo u përgjigj: “Po.” Ai tha: “Ti ke marrë një mbrojtje shumë të fortë kundër zjarrit.”

Disa prej Selefëve ka thënë:

“Të humbësh shpërblimin e një fatkeqësie është më e keqe se vetë fatkeqësia.”

Është konfirmuar tek Hakimi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“I godituri me fatkeqësi është ai që është privuar nga shpërblimi.”


1 9:120

Shpërndaje: