Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

77.Kerametet (gjërat e pazakonta) e personave të devotshëm

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh El-Akidah El-Uasitijeh, fq. 120-121

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Prej parimeve të Ehl-us-Sunnetit është se ata pohojnë kerametet (çudirat) dhe fenomenet e pazakonshme që Allahu ua dërgon robërve besimtarë dhe të devotshëm, që Allahu ua jep atyre në aspekte të ndryshme të dijes ose veprimit. Gjëra të tilla ndodhën në umetet e mëparshme siç përmendet në mes tjerash në suren “Kehf” dhe në fillimin e këtë umeti, dhe do të vazhdojnë deri në ditën e gjykimit.

Shpjegimi

Ashtu sikurse autori Shejkh-ul-Islam Ebul-Abbas bin Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se i përket parimeve të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit pohimi i kerameteve të robërve besimtarë dhe të devotshëm të përmendura në Kuran dhe Sunnet.

Kerametet janë dukuri të pazakonta. Nëse dalin nga besimtarët e Allahut, robërit e sinqertë dhe të devotshëm, ato konsiderohen si keramete. Përndryshe ato janë magji dhe djallëzi. Fenomeni nuk është keramet përderisa vepruesi i saj të jetë i njohur se e praktikon fenë e Allahut.

Shejkhu (rahimehullah) ka thënë:

“Ai nuk konsiderohet të jetë besimtarë dhe rob i devotshëm i Allahut deri sa ai të qëndroj në përputhje me Kuranin dhe sunnetin edhe sikurse ai të rrinte në ajër apo të ecte mbi ujë. Nëse ai i përmbahet Kuranit dhe sunnetit ai është besimtar i Allahut dhe rob i devotshëm. Përndryshe, ai i përket pasuesve të shejtanit.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

إِنْ أَوْلِيَآؤُهُ إِلاَّ الْمُتَّقُونَ

 “Askush nuk mund të jetë kujdestar i saj (Qabes) përveç Muttekinëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam).”1

أَلا إِنَّ أَوْلِيَاء اللّهِ لاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ الَّذِينَ آمَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

 “Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për eulijatë e Allahut (të përkushtuarit, besimtarët e vërtetë që i dorëzohen plotësisht Allahut) as frikë nuk do të ketë mbi ta, as nuk do të pikëllohen.” 2

Disa prej tyre ishin banorët e shpellës. Allahu i bëri ata të flinin për 309 vjet. Pastaj Allahu mori jetët e tyre. Ata ishin një nga mesazhet e Allahut. Ata i besuan dhe iu frikësuan Allahut, prandaj Ai bëri që ata të bëhen një mesazh dhe një mësim.

Kerametet kanë ndodhur edhe nga dy sahabitë fisnik Abbad bin Bishr dhe Usejd bin Hudhejr (radijAllahu anhum). Një natë të errët ata dolën nga profeti ﷺ dhe pas së cilës kamxhikët e të dyve filluan të ndirçojnë deri sa u kthyen në shtëpi.

Një tjetër ishte Et-Tufejl Ed-Dausi (radijAllahu anhu) në lidhje me konvertimin e tij në Islam. Ai i kërkoi të dërguarit të Allahut ﷺ që t’i lutet Allahut që t’i jep atij një shenjë në mënyrë që populli i tij të mund të udhëzohen. Ai e bëri këtë pas së cilës Allahu vendosi një objekt ndriçues midis syve të tij. Kur ai kërkoi që shenja të ishte diku tjetër, Allahu e vuri atë në kamxhikun e tij; çdo herë kur e ngrinte kamxhikun ai ndriçonte. Si rezultat, Allahu e udhëzoi popullin e Tij në mënyrë që ata u konvertuan në Islam3.

Kështu, nëse personi ka frikë Allahun dhe është i njohur për mirësi dhe vepron një akt të pazakontë ajo konsiderohet një keramet. Përndryshe, është magji dhe djallëzi.


1 El-Enfal 8:34.

2 Junus 10:62-63.

3 Ebu Nu’ajm në ”Ma’rifat-us-Sahabah” (3500) dhe El-Bejhaki në ”Dala’il-un-Nubuueh” (2108).

Shpërndaje: