Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 173
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Dijetarët që thonë se i godituri me fatkeqësi nuk shpërblehet për fatkeqësinë e tij, por shpërblehet për durimin me fatkeqësinë, argumentohen me fjalët e Allahut (Te ala):
إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُم بِغَيْرِ حِسَابٍ
“Vetëm ata që janë të durueshëm do të shpërblehen pa masë!”1
Ibn Abdis-Salam tha në librin e tij ”el-Kauaid”:
”Shpërblimi është në veprën e robit dhe jo në veprimin e Allahut.”
Allahu (Te ala) ka thënë:
الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ
“Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ”Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi.” Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”2
Kjo do të thotë se bekimi, mëshira dhe udhëzimi që u jepet atyre nga Allahu është për shkak të fjalëve të tyre:
إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ
”Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi.”
Këto fjalë pra janë arsyeja e asaj që u përmend. Pos kësaj ka treguar Ebu Musa el-Esh’ari (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Allahu (Azze ue Xhel) thotë: ”O engjëlli i vdekjes! A ia more fëmijët robit Tim? A ia more më të dashurit e tij dhe frytin e zemrës së tij?” Ai përgjigjet: ”Po.” Allahu i thotë: ”Çfarë tha ai?” Ai përgjigjet: ”Ai të bëri hamd dhe tha: ”Ne i përkasin Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”. Allahu thotë: ”Ndërtojani një shtëpi robit Tim në xhenet dhe emërtojeni ”Shtëpia e lavdërimit”.
Kjo dëshmon se atij i jepet një shtëpi në xhenet sepse ai e bëri hamd Allahun dhe tha: ”Ne i përkasin Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.” Emri i shtëpisë është i mjaftueshëm.
El-Kadi Ijad përmendi se transmetohet se Ibn Mesudi ka thënë:
”Shpërblimi nuk shkruhet për shkak të dhimbjes. Janë vetëm mëkatet që shlyhen.”
1 39:10
2 2:156-157