Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

99.Salavatet për profetin, vendet ku thuhen dhe formulimet

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 143-147

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti dërgoi salavate mbi vete në teshehudin e parë dhe të dytë1. Ai ia ligjësoi këtë umetit të tij kur urdhëroi që të dërgojnë salavate pas dërgimit të selameve. Ai ua mësoi disa formulime, duke përfshirë:

اللهم صل على محمد و على أهل بيته و على أزواجه و ذريته كما صليت على آل إبراهيم، إنك حميد مجيد، و بارك على محمد و على آل بيته و على أزواجه و ذريته كما باركت على آل إبراهيم، إنك حميد مجيد

”O Allah! Lavdëroje3 Muhamedin dhe familjen e tij, gratë e tij dhe pasardhësit e tij sikurse i ke lavdëruar pasardhësit e Ibrahimit. Ty të përket i tërë hamdi dhe lavdërimi!” Dhe mëshiroje4 Muhamedin dhe familjen e tij, gratë e tij dhe pasardhësit e tij sikurse e ke mëshiruar familjen e Ibrahimit. Ty të përket i tërë hamdi dhe lavdërimi!”

Këtë ai e lexoi vetë5.


1 Ebu Auaneh (2/324) dhe Nesai.

2 Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut!? Ne e dimë se si të dërgojmë selame mbi ty (d.m.th., në teshehud), por si të dërgojmë salavate?”

Ai tha: ”Thuani: ”O Allah! Lavdëroje Muhamedin…”

Ai nuk veçoi ndonjë teshehud të veçantë. Kjo dëshmon se është e ligjësuar për të dërguar salavate edhe në teshehudin e parë. Këtë mendim e ka imam Shafei të cilën e bëri të qartë në librin “El-Umm”. Ky mendim është i saktë sipas shokëve të tij, gjë të cilën e ka shprehur Neueui në “El-Mexhmu (3/460)” dhe e ka theksuar në “Er-Raudah (1/263)”. Këtë mendim e ka edhe Ibn Hubejre El-Hanbeli në “El-Ifsah”, të cilën e citoi dhe e miratoi Ibn Rexhebi në “Dhejl-ut-Tabakat (1/280)”. Ka shumë hadithe që tregojnë se duhet dërguar salavate edhe në teshehud pa veçuar përshkrimin e mëparshëm. Në fakt, salavati është i përgjithshëm dhe vlen për të gjitha teshehudet. Unë kam i përmendur ato si komente në versionin e zgjeruar të këtij libri dhe jo në këtë aktual, pasi që ato nuk plotësojnë kushtet e mia edhe pse ato përforcojnë njëri-tjetrin në aspektin e domethënies. Kundërshtarët nuk kanë dëshmi të vlefshme, siç e kam detajuar në versionin e zgjeruar të librit. Gjithashtu nuk ka bazë në sunnet apo ndonjë dëshmi tjetër për mendimin që thotë se është e urryer që në teshehudin e parë të lexohen salavatet:

Unë mendoj se kushdo që nuk e lexon salavatin nuk plotëson urdhrin e mëparshëm të profetit :

اللهم صل على محمد و على آل محمد

”Thuaj: ”O Allah! Lavdëroje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit…”

Unë kam përmendur tërë studimin në versionin e zgjeruar të këtij libri.

3 Gjëja më e mirë që është thënë në lidhje me domethënien e salavateve janë fjalët e Ebul-‘Alijes:

”Salavatet e Allahut për profetin ﷺ do të thotë që Ai ta lavdëroj atë dhe ta nderoj atë. Salavati i engjëjve për të ﷺ do të thotë se ata e lusin Allahun -te ala- që ta lavdërojë atë. Qëllimi i gjithë kësaj është lutja për lavdërim dhe më tepër.”

Hafidh Ibn Haxheri e ka përmendur këtë në ”Fet’h-ul-Bari”, dhe hodhi poshtë mendimin që thotë se salavatet e Allahut do të thotë mëshira e Tij. Ibn-ul-Kajimi e shpjegon këtë në thellësi të mjaftueshme në ”Xhela-ul-Efhem”. Referojuni atij!

Shtojca. Në këtë lutje i lutemi Allahut për t’i dhënë atij të mirat që Ai i dha pasardhësve të Ibrahimit , duke bërë që ajo të vazhdojë dhe të zgjerohet edhe më shumë.

5 Ahmedi dhe Tahaui me një zinxhir të saktë transmetimi. Gjithashtu, e transmetoi Bukhari dhe Muslimi pa fjalët ”familjen e tij”.

Shpërndaje: