Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

78.Të qenurit mesatar në besimin e emrave të Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 85-86
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

66 – Ai që nuk i shmanget mohimit dhe përngjasimit të cilësive të Allahut me ato të krijesave, ka rrëshqitur dhe nuk është prej atyre që beson se Allahu (subhanehu ue teala) është larg çdo të mete. Zoti ynë (xhela ue ala) është i vetëm në cilësitë e Tij dhe asnjë krijesë nuk është si Ai.

SHPJEGIMI

Siç u tha, është e detyrueshme të jesh mesatar për sa i përket emrave dhe cilësive të Allahut, pra as të mos i mohosh ato dhe as të mos i përngjasosh ato me krijesat. Nga njëra anë, nuk duhet të ekzagjerohet dhe të kalohet në ekstrem aq sa të mohohen cilësitë e Allahut siç bëjnë Muatilat. Nga ana tjetër, nuk duhet të ekzagjerohet në pohimin e cilësive të Allahut aq sa dikush fillon ta përngjasojë Allahun me krijesat e Tij. Duhet të jesh mesatar. Atë që Allahu ka pohuar për Veten e Tij dhe atë që i dërguari i Allahut ka pohuar për Të, ti duhet ta pohosh atë pa përngjasim, pa shëmbëllim, pa mohim dhe pa përshkrim. Kjo është rruga e drejtë dhe mesatare. Askush nuk i përngjason Allahut (subhanehu ue te ala), askush nuk i shëmbëllen Atij dhe askush nuk është ortak me Të.

Shpërndaje: