Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

100.Formulimi i dytë i salavateve

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 144

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

2 –

اللهم صل على محمد و على آل محمد كما صليت على [إبراهيم و على]آل إبراهيم، إنك حميد مجيد. اللهم بارك على محمد و على آل محمد كما باركت على [إبراهيم و على]آل إبراهيم، إنك حميد مجيد

”O Allah! Lavdëroje Muhamedin dhe famijen e tij, dhe gratë e tij sikurse i ke lavdëruar pasardhësit e Ibrahimit. Ty të përket i tërë hamdi dhe lavdërimi!” O Allah! Mëshiroje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, dhe gratë e tij sikurse e ke mëshiruar familjen e Ibrahimit. Ty të përket i tërë hamdi dhe lavdërimi!”2


1 Këto dy shtojca janë vërtetuar nga Bukhari, Bejhaki, Ahmedi dhe Nesai. Ato gjithashtu janë përmendur në transmetime të tjera, si në formulimin e tretë dhe të shtatë të ardhshëm. Prandaj, mos u mashtro nga fjalët e Ibn-ul-Kajimit në “Xhela’-ul-Efhem”, ku ai pason mendimin e mësuesit të tij Ibnu Tejmijes në “Mexhmu-ul-Fataua (16/1)”:

”Nuk është transmetuar asnjë hadith autentik ku ”Ibrahimi dhe familja e Ibrahimit” përmenden së bashku.” (fq. 198).

Unë tani kam përmendur hadithin autentik në lidhje me të. Ky është një nga dobitë e këtij libri. Libri përmban studime të hollësishme të transmetimeve dhe formulimeve dhe kombinimeve mes tyre. Një studim i tillë nuk është bërë më parë, e cila është një dhuratë nga Allahu -te ala-. Ajo që vërteton gjithashtu gabimin e Ibn-ul-Kajimit është se ai vetë e vërtetoi formulimin e shtatë të ardhshëm dhe mohoi disa gjëra në të.

2 Bukhari, Muslimi, Nesaiu në ”’Amal-ul-Jaum uel-Lejlah ”(54/162), Humejdi (1/138) dhe Ibn Mendeh i cili tha: “Ka një konsensus për autencitetin e këtij hadithi.” (2/68).

Shpërndaje: