Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Besimi i saktë lidhur me ditën e gjykimit

Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas

Burimi: el-Mu’takad es-Sahih

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Besimi në ditën e gjykimit

Besimi në ditën e fundit e që është dita e kijametit dhe ngjarjet dhe tmerret që ndodhin në të. Ehl-us-Sunneti besojnë me bindje në këtë. Ai (te ala) ka thënë:

”Që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në botën tjetër (ahiretin).” 2:4

”Allah! La ilahe il-la Hu’ue (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton dhe nuk duhet të adhurohet përveç Atij). Padyshim që Ai do t’ju mbledhë të gjithë ju bashkë në ditën e ringjalljes për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Dhe kush mund të jetë më i vërtetë në fjalë se Allahu?” 4:87

”E s’ka dyshim se momenti i fundit (kijameti) do të vijë.” 15:85

Kjo çështje gjithashtu përfshin besimin në ringjalljen, atë ditë kur të vdekurit ringjallen. Allahu (te ala) ka thënë:

”Kur do t’i fryhet surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t’i fryhet për herë të dytë dhe ja kur t’i shohësh, ata të ngritur (shikojnë) e presin.” 39:68

“Ashtu siç e filluam Ne krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë, një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Padyshim që Ne do ta bëjmë (rikrijimin) e do ta përmbushim (detyrimin ndaj Vetes Tonë).” 21:104

Kjo përfshinë besimin në shënimet e veprave që do të jepen në dorën e djathtë ose në dorën e majtë pas shpinës. Allahu (te ala) ka thënë:

“Pastaj, sa për atë të cilit do t’i jepet libri i veprave nga e djathta e tij, do të thotë: “Ja! Merreni dhe lexojeni librin tim! Me të vërtetë që besova se do ta takoj llogarinë time!” Kështu ai do të jetë në jetë të kënaqësisë. Në Xhennetin e lartë. Në të cilin frutat janë në degët e ulura dhe mu ndër duar. Hani dhe pini në qetësi për atë që ju dërguat para jush në ditët e shkuara! Por sa për atë të cilit do t’i jepet libri i tij nga e majta e tij, do të thotë: “Sa do të doja të mos më ishte dhënë libri im! Dhe se asnjëherë nuk e kam ditur si ka qenë llogaria ime! Ah! Veç të kishte qenë fundi im (vdekja)! Pasuria s’më bëri aspak dobi mua. Fuqia ime dhe arsyetimet më kanë ikur!” (Do të thuhet): “Kapeni atë dhe lidheni në pranga; Pastaj hidheni në zjarrin flakërues. Pastaj lidheni atë me zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë.” Vërtet që ai gjithnjë nuk besoi në Allahun, më Madhështorin, dhe nuk dha e nuk këshilloi për të ushqyer të varfrit (miskin). Kështu që asnjë shok nuk ka ai këtu këtë ditë. As edhe ndonjë ushqim veç pisllëkun nga larja e plagëve. Askush nuk do ta hajë veç khatiunëve (mohuesit, politeistët, keqbërësit, mëkatarët).” 69:19-37

Kësaj i përket edhe besimi në peshore që do të vihet në ditën e gjykimit dhe askush nuk do të trajtohet me padrejtësi. Ai (te ala) ka thënë:

”Ata, të cilëve u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuarit.” 23:102

Gjithashtu kësaj i përket edhe besimi në shefatin (ndërmjetësimin) në këtë kontekst. Ndërmjetësimi përbëhet nga disa lloje:

Ndërmjetësimi i madhë [esh-Shafa’ah el-Udhma]: Ky vlen veçanërisht për profetin Muhammed ﷺ dhe ky ndodh për të ndërmjetësuar që të fillojë gjykimi i njerëzve.

Ndërmjetësimi që portat e xhenetit t’i hapen banorëve të tij: Edhe ky lloj është i veçant për profetin ﷺ.

Ndërmjetësimi për një dënim më të lehtë: Gjithashtu ky lloj ndërmjetësimi është i veçant për profetin ﷺ, atëherë kur ai do të ndërmjetësojë për xhaxhain e tij Ebu Talibin që dënimi i tij t’i lehtësohet në xhehenem. Ky është shpërblimi për atë se ai e kishte zakon që ta mbronte dhe të kujdesej për të.

Ndërmjetësimi që disa nga xheneti të kenë pozita më të larta: Disa dijetarë kan thënë se edhe ky llojë ndërmjetësimi është i veçantë për profetin ﷺ, e disa të tjerë kan thënë se nuk është kështu.

Ndërmjetësimi për mëkatarët e mëdhenj: Këta njerëz janë mëkatarë monoteist (besimtarë të teuhidit). Ata kanë hyrë në xhehenem për shkak të mëkateve të tyre dhe do të ndërmjetësohet për ta në mënyrë që ata të nxirren nga xhehenemi. Për këtë ndërmjetësim kanë të drejtë i dërguari i Allahut ﷺ, të dërguarit e tjerë, engjëjt, të drejtët dhe shehidët (dëshmorët).

Pos këtyre, Kurani dhe agjërimi do të ndërmjetësojnë në ditën e gjykimit për ata që i përkasin atyre. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët e besimtarëve që do të ndërmjetësojnë për prindërit e tyre.

Duhet besuar në haudin (pellgun) e profetit tonë Muhammed ﷺ. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti dhe aroma e tij është më e këndshme se aroma e miskut. Ai që pi një herë prej tij ai kurrë nuk do të ndjen etje përsëri.

Duhet besuar gjithashtu në urën që është mbi xhehenem (sirat). Njerëzit do të kalojë mbi të sipas veprave të tyre. I pari prej tyre do të kalojë si një vetëtimë, pastaj si një erë dhe pastaj si një zog. Profeti ﷺ do të qëndrojë në fund të urës dhe do të thotë:

”O Zot! Na shpëto, na shpëto!”

Më pastaj vijnë njerëz që kanë më pak vepra, saqë vjen një njeri i cili do të zvarriset sepse ai nuk është në gjendje që të ecë. Në anë të rrugës janë grepa të varur që janë urdhëruar t’i kapin të dënuarit. Prandaj, fatlumi do të shpëtojë, ndërsa fatkeqi do të rrëzohet në zjarr.

Ne besojmë në çdo gjë që ka ardhur në Kuran dhe në sunnet lidhur me këtë ditë dhe tmerret e saj – Allahu na ruajt prej tyre!

Shpërndaje: