Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz (v. 1420)
Sherh El-Akide El-Uasitije
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shtylla e gjashtë është besimi në kaderin dhe se Allahu përcaktoi gjithçka përpara se Ai të krijoj njeriun. Muslimi transmeton në Sahihun e tij nga Abdullah bin Amr bin el-As (radijAllahu anhuma) i cili ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Allahu shkroi përcaktimet e krijesave 50,000 vite para se të krijonte qiejt dhe tokën, ndërsa arshi i Tij ishte mbi ujë.”
Transmeton Muslimi (2653).
Allahu (subhaneh) ka thënë:
”Ne çdo gjë kemi krijuar me paracaktim.” El-Kamer, 54:49
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.” El-Hadid, 57:22
Kaderi është i përcaktuar, i prerë dhe i shkruar.
Allahu (te ala) ka thënë:
“A nuk e ke ditur se Allahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër (El-Leuh El-Mahfudh). Dhe sigurisht që kjo është krejt e lehtë për Allahun.” Haxh, 22:70
Prandaj Ehl-us-Sunneti besojnë se Allahu ka caktuar dhe shkruar çdo gjë pesëdhjetë mijë vjet para se të krijoj njerëzit dhe të gjitha krijesat e tjera duke përfshirë qiejt dhe tokën. Ndërkohë, arshi i Tij (subhanehu ue te ala) ishte mbi ujë.
Këto gjashtë shtylla janë bazat e besimit sipas Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.