Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej bazave të besimit që të mbrojnë nga mosbesimi është të besosh në:
1.Ringjalljen.
2.Dhënien llogari.
3.Gjykimin.
4.Xhenetin.
5.Xhehnemin.
Të besosh se të gjitha këto janë të vërteta.
Allahu -te ala- ka thënë:
مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى
“Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t’ju kthejmë dhe nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë tjetër.” Ta Ha, 20:55
Allahu -te ala- gjithashtu ka thënë:
وَإِن تَعْجَبْ فَعَجَبٌ قَوْلُهُمْ أَئِذَا كُنَّا تُرَابًا أَئِنَّا لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ أُوْلَئِكَ الَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمْ وَأُوْلَئِكَ الأَغْلاَلُ فِي أَعْنَاقِهِمْ وَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدونَ
”Nëse ti (Muhammed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: “Vallë vërtet pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi përsëri?!” Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e xhehenemit në të cilin do të qëndrojnë përherë.” Er-Rad 13:5
Ajeti dëshmon se kushdo që e mohon ringjalljen ka rënë në mosbesim për shkak të të cilit do të përfundojë në zjarrin e përjetshëm. Allahu na mbrojttë nga mosbesimi dhe veprimet e mosbesimit.