Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Bidatet janë më të këqija se mëkatet

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 25-27

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Allahu azze ue xhel) ka thënë:

إِنَّ اللّهَ لاَ يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَن يَشَاء

”Vërtet që Allahu nuk e fal (mëkatin e) të vënit ortak Atij, por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.” 1

فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَى عَلَى اللّهِ كَذِبًا لِيُضِلَّ النَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ

”E, kush është më zullumqar se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija?” 2

لِيَحْمِلُواْ أَوْزَارَهُمْ كَامِلَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَمِنْ أَوْزَارِ الَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيْرِ عِلْمٍ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ

“Prandaj ata do të mbajnë vetë plotësisht gjithë barrën e tyre në ditën e ringjalljes, si edhe barrën e atyre të paditurve të cilët këta (të parët) i ngatërruan dhe u prinë në të gabuarën. Sa e keqe është barra që ata do të bajnë. 3

Është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë në lidhje me Khauarixhët:

“Luftojini ata kudo që t’i takoni. Po t’i kisha takuar do t’i luftoja sikurse popullin Ad.” 4

Gjithashtu është transmetuar se profeti ﷺ ka ndaluar që të vriten udhëheqësit e padrejtë përderia e falin namazin5.

Xherir bin Abdil-Lah (radijAllahu anhuma) ka thënë se një njeri dha lëmoshë dhe njerëzit bënë të njëjtën gjë. Pastaj i dërguari i Allahut tha ﷺ:

“Ai që vë në Islam një rrugë (vepër) të mirë, shpërblehet për të dhe për atë që vepron sipas saj, pa iu mangësuar shpërblim asnjërit. Dhe Ai që vë në Islam një rrugë (vepër) të keqe, dënohet për të dhe për atë që vepron sipas saj pa iu mangësuar dënimi asnjërit.” 6

Transmetuar nga Muslimi i cili gjithashtu transmetoi një hadith të ngjashëm nëpërmjet Ebu Hurejrës:

“Ai që thërret për në udhëzim…” dhe “Ai që thërret në devijim…” 7


1 En-Nisa 4:116.

2 En-Aam 6:144.

3 En-Nahl 16:25.

4 Bukhari (3611) dhe Muslimi (1066).

5 Muslimi (1854).

6 Muslimi (1017).

7 Muslimi (2674).

Shpërndaje: