Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Dëshmitë trajtojnë mosbesimin e madh, jo mosbesimin e vogël

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse dikush pyet në rast se është e mundur që mosbesimi përmendur të ketë kuptimin (kufri ni’meh) mohim i begatisë e jo mohim i fesë sikurse që tregojnë fjalët e profetit ﷺ:

”Dy gjëra janë mosbesim te njerëzit; fyerja e prejardhjes dhe vajtimi mbi të vdekurin.” Muslimi (67).

”Fyerja e muslimanit është mëkat ndërsa luftimi ndaj tij është (kufër) mosbesim.”

Unë them se kjo është gabim për dy arsye:

1 – Profeti ﷺ ka thënë se namazi është kufiri midis mosbesimit dhe besimit, besimtarëve dhe kufarëve. Kufiri tërhiqet për të dalluar një gjë nga një tjetër. Këto dy gjëra janë të ndara dhe nuk përzihen.

2 – Namazi është një nga shtyllat e Islamit. Prandaj të përshkruhet lënësi i tij se ka bërë kufër, kjo nënkupton se ka bërë kufër të madh që e nxjerr nga Islami sepse ai ka rrënuar një nga shtyllat e Islamit. I tillë nuk është rasti me atë që bën një vepër të kufrit.

3 – Ka argumente të tjera të cilat theksojnë se mosbesimin (kufri) i lënësit të namazit e nxjerrë personin nga feja. Kështu, ky mosbesim duhet interpretuar sipas argumenteve të tjera në mënyrë që ato të përputhen mes vete.

4 – Mosbesimi në tekstet e ndryshme ndryshon. Kur është fjala për mos faljen e namazit.

Profeti ﷺ tha:

”Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë dhe mosbesimit është mos falja e namazit.”

Ai e ka përmendur mosbesimin në formën e shquar e cila dëshmon për një mosbesim të vërtetë, ndryshe me mosbesimin e përmendur në formë të pashquar.

Shpërndaje: