Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Dispozita e ciklit mujor ndaj tavafit rreth Qabes

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Tavafi rreth Qabes është i ndaluar dhe i pavlefshëm për gruan në kohën e ciklit mujor, qoftë ai i detyrueshëm apo vullnetar. Profeti i ka thënë A’ishes (radijAllahu anha) të cilës i erdhi cikli i saj mujor:

”Bë çdo ritual që bën haxhiu përveç tavafit rreth Qabes derisa të pastrohesh nga cikli menstrual.” Transmeton Muslimi (1211).

Megjithatë, ajo mund ti bëjë të gjitha ritualet e tjera gjatë haxhit dhe umres sikurse sa’in ndërmjet Safas dhe Merues, të qëndrojë në Arafah, të flejë në Muzdelife dhe Mina dhe ti gurëzojë shtyllat. Sipas hadithit ska të keqe nëse gruas i vie cikli i saj mujor menjëherë pas tavafit ose sa’it.

Shpërndaje: