Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 17-19
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Një nga fatkeqësitë më të mëdha është fatkeqësia në fe.
Fatkeqësia në fe, është një nga fatkeqësitë më të mëdha, si në dynja ashtu edhe në ahiret, ngase me këtë fatkeqësi arrihet përfundimi më i keq, nga i cili nuk ka asnjë përfitimi pozitiv.
Transmeton Ibn Ebi Dunja nga Shurejh Allahu i mëshiroftë, i cili ka thënë: “Kur më godet një fatkeqësi, e falënderoj Allahun katër herë: një herë për atë se fatkeqësia nuk ishte akoma më e madhe, një herë sepse Allahu më bën mua që të kem durim në të, një herë sepse Allahu më bën që të them: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”, duke shpresuar shpërblimin për shkak të kësaj dhe një herë se Allahu nuk bëri që fatkeqësia të jetë në fenë time.”
Një nga fatkeqësitë më të mëdha në fe ishte vdekja e profetit ﷺ. Këto fatkeqësi janë më të mëdha se të gjitha fatkeqësitë e tjera nga të cilat goditen myslimanët.
Kur ai salallahu alejhi ue selem vdiq, shpallja nga Allahu u ndërpre dhe kështu do të jetë deri në Ditën e Gjykimit, ndërsa profecia mori fund. Vdekja e tij ishte fillimi i së keqes dhe shkatërrimit dhe kjo filloi me braktisjen e fesë nga ana e arabëve.
Në vdekjen e profetit ﷺ gjendet ngushëllimi më i madh për robin në lidhje me fatkeqësitë që e godasin. E lusim Allahun që të na mbrojë prej të gjitha fatkeqësive!