Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Gjëja më e rëndë më të cilën u përballën profetët

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 39-42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shoqëritë e tyre i nënçmuan ata, i përgënjeshtruan dhe i tallën.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَكَمْ أَرْسَلْنَا مِن نَّبِيٍّ فِي الْأَوَّلِينَ وَمَا يَأْتِيهِم مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِؤُون

 “E sa profetë kemi dërguar Ne ndër popujt e parë? Dhe nuk erdhi profet tek ata e të mos talleshin me të.”1

Sa i rëndë që është përgënjeshtrimi dhe tallja në shpirtrat e besimtarëve dhe të devotshmëve! Kjo është më e rëndë për ta se sa shpatat, burgjet dhe torturat ndaj tyre. Poeti arab ka thënë:

Padrejtësia e të afërmve është më e rëndë

për shpirtin se sa një shpatë e mprehtë e argjendit

Aishah (radijAllahu anha) i tha profetit :

“A ke përjetuar diçka më të dhimbshme se sa ditën e Uhudit?” Ai u përgjigj: “Populli yt më ka shkaktuar këtë dhe atë por dita e Akabes ishte më e keqja që kam përjetuar prej tyre. Unë shkova në Ibn Abdi Jalajal bin Abdi Kulal por nuk më trajtoi sikurse kisha shpresuar. Unë u largova nga aty i brengosur. Papritmas isha në Karn-uth-Tha’alib. Ngrita kokën dhe pashë një re që më bënte hije. Shikova dhe e pashë Xhibrilin. Ai më tha: “Allahu ka dëgjuar atë që populli yt të kanë thënë dhe se si të kanë trajtuar. Allahu e ka dërguar engjëllin e kodrave tek ti që ta urdhërosh atë të bëjë me ta çfarë do që ti dëshiron.” Meleku i kodrave më thirri, më përshëndeti dhe më tha: “O Muhammed! Allahu e dëgjoi atë që populli yt të kanë thënë. Unë jam engjëlli i kodrave. Zoti im më ka dërguar te ti për të më urdhëruar. Çfarë dëshiron? Nëse dëshiron unë mund t’i hedh ato dy kodra mbi ta.” I dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Unë shpresoj që Allahu të nxjerrë nga pasardhësit e tyre njerëz që do ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos adhurojnë dikë karshi Tij.”2

Historianët pohojnë se i dërguari i Allahut shkoi tek tre prijësit e Thakifit, Abdu Jalla, Mesud dhe Habib për t’i thirrur ata tek Allahu dhe për t’u kërkuar atyre që të mbështesin Islamin dhe me Islam t’u kundërvihen atyre që e kanë kundërshtuar. Përgjigja e tyre ishte se njëri prej tyre tha: “Sikurse Allahu të kishte dërguar me të vërtetë.” Tjetri tha: “A nuk mundi Allahu të dërgojë dikë tjetër përveç teje?” I treti tha: “Unë kurrë nuk do të flas më me ty sepse nëse je i dërguar i Allahut atëherë është shumë e rrezikshme që të refuzoj dikush dhe nëse gënjen për Allahun atëherë nuk më përket mua që të flas me ty. I pashpresë nga Thakif, i dërguari i Allahut u ngrit nga aty dhe u largua.

Qëllimi me gjithë këtë është të tregojë se profetët u përballën rëndë me trajtimin në këtë mënyrë nga mendjelehtit, adhuruesit e idhujve sesa çdo përballje tjetër duke përfshirë masakrat ndaj shokëve të tij të pastër. Në betejën e Uhudit më shumë se shtatëdhjetë sahabij u vranë duke përfshirë Mus’ab bin Umejrin4 dhe Hamzah bin Abdil-Muttalibin5, xhaxhain e të dërguarit të Allahut . I dërguari i Allahut vetë u plagos në fytyrë dhe dhëmballët e tij iu thyen6. Edhe ai edhe shokët e tij u shqetësuan nga hipokritët dhe pësuan vështirësi në Mekë, në Bedr dhe në beteja të tjera. Sidoqoftë ai ndjeu se Taifi ishte përballja më e rëndë sepse u tallën me të dhe e nënçmuan në mënyrë të papërballueshme.


1 43:6-7.

2 Bukhari (3231) dhe Muslimi (1421).

3 El-Bidajeh uen-Nihajeh (3/135).

4 Bukhari (4082), Muslimi (2/7), Ahmedi (5/109) dhe Nesai (4/32).

6 Bukhari (4072) dhe Ahmedi (3/500).

6 Bukhari (64 – el-Maghazi) dhe Muslimi (1416).

Shpërndaje: