“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

8.Gjendja e bashkimit në shoqëri

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Islami është feja e përsosur

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këtu, Kurani e shëroi të sëmurin dhe e ndriçoi rrugën. Shikoje se si ai e urdhëron udhëheqësin më të madh që të kujdeset për shoqërinë e tij:

”E të jesh i butë ndaj besimtarëve që të pasuan ty.” 1

”Dhe nga mëshira e Allahut (ti Muhammed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje, kështu që mos i vë re (gabimet e tyre), kërko fqlje për ta (nga Allahu) dhe këshillohu me ta në të gjitha çështjet. Pastaj kur të kesh marrë vendim, besoja atë Allahut sepse padyshim që Allahu i do ata që i mbështesin shpresat vetëm tek Ai. 2

Shiko se si urdhëron shoqërinë se çka duhet të bëjë me pushtetarët e tyre:

”O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju.” 3

Shikoje se si Ai i tregon njeriut se çka duhet të bëjë me familjen e tij si fëmijët dhe gruan;

O ju që keni besuar! Shmanguni dhe largoni prej vetes suaj dhe prej familjeve tuaja një zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët, mbi të cilin janë (caktuar) melekë të vrazhdë e të ashpër të cilët nuk kundërshtojnë urdhërimet që marrin prej Allahut, por zbatojnë atë që u është urdhëruar. 4

Shikoje se si e urdhëron njeriun që të jetë me të afërmit e tij dhe se ai duhet t’i fal dhe t’i tolerojë nëse ata gabojnë diçka. Së pari, ai urdhëron në vendosmëri dhe pastaj në tolërim dhe falje;

”O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe Allahu është Mëkatfalës, Mëshirues.” 5

Shiko se si ai i urdhëron individët e shoqërisë që të trajtojnë njëri-tjetrin:

”Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim. 6

”O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është Mëshirues i Madh, Ai e pranon shumë pendimin. 7

”O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri.” 8

Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në mirësi  dhe përkushtim e frikë ndaj Allahut, dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në mëkate e armiqësi.” 9

”Besimtarët janë vëllezër.” 10

”Dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta.” 11

Shoqëria nuk shpëton nga individët që kanë vese të këqija dhe armiqësi, dhe ata janë në nevojë për shërim për këtë sëmundje gjithëpërfshirëse, Allahu (te ala) e sqaron shërimin në tri vende në librin e Tij. Armiqësitë e njeriut trajtohen në mënyrë të tillë që të mos hakmerresh në një trajtim të ngjashëm. Në vend të kësaj duhet konfrontuar problemin me trajtim të mirë. Sa i përket xhinëve, mund të mbrohesh ndaj tyre vetëm duke kërkuar mbrojtjen e Allahut prej tyre.

E para: Ai (te ala) e përshkruan ilaçin ndaj armiqësisë së njeriut në fund të sures el-A’raf”, dhe thotë:

“Trego mëshirë dhe urdhëro mirësinë dhe largohu prej të paditurve.” 12

Kurse kundër xhinëve tha:

Por nëse shejtani të shtyn në ndonjë ves, ti kërko strehim (mbrojtje) te Allahu. Ai është Gjithëdëgjuesi i Gjithëdituri! 13

E dyta: Në suren ”el-Muminun”, Ai tha:

”Të keqen ktheje me më të mirën. Ne e dimë më së miri atë që shpifin ata.” 14

Nga ana tjetër, Ai tha në lidhje me xhinët:

”Dhe thuaj: ”O Zot i im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të shejtanëve! Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen!” 15

E treta: Në suren ”Fusilet” Allahu (te ala) sqaron edhe më shumë në mënyrë të qartë se ky ilaç qiellor shëron këtë sëmundje shejtanore. Po ashtu, Ai ka sqaruar se jo të gjithë e arrijnë këtë mjekim qiellor. Në fakt, vetëm ai me fat e gjen atë. Ai tha lidhur me këtë në ajetin vijues:

”Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë.” 16

Dhe lidhur me armiqësitë e shejtanit, Ai tha:

”Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” Fussilet, 41:36

Në vende të tjera, Ai sqaroi se kjo butësi dhe mirësi vlen veçanërisht për besimtarët e jo për kufarët.

Ai (te ala) tha:

O ju që keni besuar! Kushdo nga ju që tradhton e braktis fenë e tij (Islamin), atëherë Allahu do të sjellë një popull që Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë: (një popull) të përulur ndaj besimtarëve, të rreptë ndaj kufarëve. 18

”Muhammedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër kufarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete.” 19 

O profet! Luftoi kufarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre – vendi i tyre është xhehenemi, që është përfundimi më i keq. 20

Të qënurit i ashpër kur është nevoja për të qenë i butë sugjeron ahmakinë dhe paaftësinë. Të qënurit i butë kur është nevoja për të qenë i ashpër sugjeron dobësinë dhe paaftësinë.

Nëse thuhet ”butësi”, ti duhet të thuash se butësia e ka kohën e vet.


1 26:215.

2 3:159.

3 4:59.

4 66:6.

5 64:14.

6 16:90.

7 49:12.

8 49:11.

9 5:2.

10 49:10.

11 42:38

12 7:199.

13 7:200.

14 23:96.

15 23:98.

16 41:34-35.

17 41:36.

18 5:54.

19 48:29.

20 9:73.

Shpërndaje: