Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Gruaja e devotshme nuk duhet t’i krijoj burrit të saj vështirësi në shpenzime

Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad 
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej cilësive të devotshme së mirë është që ajo të mos e ngushtoj burrin e saj duke i kërkuar atij shpenzime të tepërta dhe shkapërderdhje të pasurisë, ajo duhet të jetë mesatare. 

Thotë Allahu -subhanehu ue te ala-:

“…dhe ata që kur shpenzojnë nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes.” El-Furkan, 25:67

Le të meditojmë në këtë kapitull atë që kanë transmetuar Ebu Seidi dhe Xhabiri -radijAllahu anhuma- se profeti ﷺ njëherë ishte duke mbajtur hytbe, e zgjati hytben, në të foli në lidhje me çështjet e dynjasë dhe të ahiretit, ku ndër tjerash tha:

“Gjëja e parë që i shkatërroi benu israilët ishte se gruaja e të varfrit kërkonte nga burri i saj rroba dhe stoli ashtu siç kërkonte gruaja e të pasurit. Ishte një grua e shkurtër nga benu israilët e cila përdori dy këmbë prej druri dhe kishte një unazë floriri të mbyllur të cilin e mbushte me misk. Ajo ecte në shoqërinë e dy grave të gjata. Ata dërguan një burrë që të shkonte pas tyre. Ai i njohu dy gratë e gjata ndryshe nga gruaja me këmbë druri.”

Transmeton Ibn Huzejmeh në “Kitabut-Teuhid (487)”, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (591)”.

Benu israilët së pari u shkatërruan kur gruaja e të varfrit filloi të kërkojë prej burrit të saj stoli dhe dekor siç kërkon gruaja e të pasurit nga burri i saj. Shikoni se si gruaja e shkurtër shkapërderdhi, shpenzoi paratë pa nevojë, mashtroi dhe nuk u pajtua me atë që Allahu -subhanehu ue te’ ala- kishte caktuar për të. Gratë që veshin këpuca me taka të larta të kujtojnë këtë grua. Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva, dhanë fetvanë e cila vijon si më poshtë, tekstualisht:

“Nuk lejohet bartja e këpucëve me taka. Kjo mund të jetë shkak që ajo të rrëzohet e të lëndohet, ndërsa sheriati Islam urdhëron njeriun që t’i shmanget lëndimeve të mundshme. 

Allahu -te ala- ka thënë: 

“…dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim…” El-Bekare, 2:195

“…dhe mos e vritni veten.” En-Nisa, 4:29

Pos kësaj kjo bën që gjatësia e gruas dhe ana e prapme e saj të vihen në dukje më shumë sesa janë në realitet. Kjo në vetvete është mashtrim i qartë, duke mos anashkaluar edhe atë se ajo shfaq bukuritë të cilat i ndalohen t’i shfaq gruas besimtare.”

Shpërndaje: