Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Kurejshët bojkotojnë fisin Benu Hashim dhe Benul-Muttalib

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 24-26
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pas kësaj xhaxhai i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) Hamza dhe shumë të tjerë u konvertuan në Islam. Islami kishte filluar të përhapet. Kur Kurejshët e panë këtë ata e morën me të keqe këtë dhe ranë dakord për të bojkotuar fisin Benu Hisham dhe Benul Mutalib që të mos bëjnë shitblerje as të mos martohen me ta, të mos flasin me ta, madje as të ulen me ta derisa ata të mos t’ia dorëzojnë të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) atyre. Ata shkruan një pamflet në lidhje me të dhe e varën atë në çati të Qabes. Është thënë se shkruesi ishte Mensur bin Ikrimah bin Amir bin Hashim bin Abdi Menaf. Një tjetër mendim është se a ishte en-Nadhr bin el-Harith. Pastaj i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u lut kundër tij dhe dora e tij iu paralizua.

Familjeve Benu Hashim dhe Benul Mutalibi iu bashkuar sikurse besimtarët ashtu edhe kufarët. Përjashtimi i vetëm ishte Ebu Lehebi i cili e mbështeti fisin Kurejsh i cila mbeti në gjendjen e tij. Për rreth tre vite askush nuk iu shkoi atyre.

Me kalimin e kohës disa nga Kurejshët u përpiqen që ta prishin pamfletin. Ai ishte Hisham bin Amr bin Rabi’ah bin el-Harith bin Hubejjib bin Xhudhejmeh bin Malik bin Hisl bin Amir bin Lu’ejj. Ai shkoi tek Mutim bin Adijj dhe të tjerët nga Kurejshët të cilët ranë dakord me propozimin e tij. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i tregoi popullit të tij se Allahu kishte dërguar termite pamfletit të cilën e hëngrën tërë përmbajtjen e saj përveç emrit të Allahut (Azze ue Xhel). Kështu ndodhi. Pastaj u kthyen fisi Benu Hashim dhe Benul Mutalib në Mekë. Një marrëveshje e paqes hyri në fuqi pavarësisht nga kundërshtimet e Ebu Xhehl Amr bin Hishamit.

Atyre në Abisini u arriti lajmi se Kurejshitët ishin konvertuar në Islam dhe prandaj disa prej muhaxhirëve u kthyen në Mekë. Ndërsa ata u takuan me të njëjtin sprovë dhe vrazhdësi si më parë. Ata qëndruan në Mekë derisa emigruan në Medine. Përjashtimi i vetëm ishte es-Sakran bin Amr, burri i Saudah bint Zam’ah, i cili vdiq pasiqë mbërriti në Mekë nga Abisinia, Seleme ibn Hisham dhe Ajjash ibn Ebi Rabi’ah të cilët nuk ishin në gjendje të emigrojnë dhe Abdullah bin Makhrameh bin Abdil-Uzza të cilin e zunë. Gjatë ditës së Bedrit ai u iki paganëve dhe u bashkua me muslimanët.

Shpërndaje: