Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pasi të ketë bërë marrëdhënie intime hallall (me gruan) dhe dëshiron të bëjë përsëri, ai merr abdes sipas fjalëve të profetit ﷺ:
“Kur ndonjëri bën marrëdhënie intime me gruan e tij, pastaj dëshiron t’a përsëris, le të marrë abdes në mes tyre sepse gjallërohet nga kjo.“1
Në një transmetim tjetër thuhet:
“…ai duhet të marrë abdes sikurse për namaz.”
1 Transmeton Muslimi (1/171), Ibn Ebi Shejbeh (1/51/2), Ahmedi (3/28), Ebu Nu’ajm në “et-Tib (1/12/2)” i cili qëndron për shtojcën e hadithit dhe të tjerët nëpërmjet Ebu Said el-Khudrit, e kam përmendur atë në “Sahih Sunen Ebi Daud (216)”.