Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ndoshta dikush pyet nëse uji është përzier me një sasi relativisht të madhe papastërtie e cila nuk ka erë dhe ngjyrë? Themi se sipas kuptimit sipërfaqësor të hadithit nuk ndotet. Por dijetarët thonë se nëse papastërtia nuk ka erë të fortë dhe ka një ngjyrë të ngjashme me ujin, shija e të cilit nuk është ndryshuar, duhet të kuptohet se ngjyra e papastërtisë është e ndryshme nga ajo e ujit. Nëse uji ndryshon pas vlerësimit, ai konsiderohet i papastër. Këto janë shembuj të papastërtisë së vlerësuar.
Për shembull, urina bie në një enë të vogël me ujë. Ajo ka një ngjyrë të pandryshuar dhe një erë të lehtë. Me anë të kësaj ne duhet të vlerësojmë ngjyrën e saj në mënyrë që të jemi në gjendje të përcaktojmë nëse uji është i pastër ose i papastër. Ne dyshojmë, atëherë çështja është dyshuese. Nëse uji goditet nga një papastërti që nuk e ndryshon, uji është sigurisht i pastër. Dhe nëse ndryshon sigurisht që është i papastër. Nëse nuk e di asnjërën, uji pra është dyshues. Çështja dyshuese duhet t’i referohet rregullit themelor dhe “në esencë çdo gjë është e pastër”.