Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse është çështja ashtu siç e ke ditur ti si pyetës, bile ka më shumë se sa ajo që ne të dy dimë, duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm nga shkatërrimet e Usameh bin Ladenit dhe ndihmësve të tij të lartpërmendur dhe t’ua tërheqësh vërejtjen të tjerëve nga ai. Duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm që të kesh mendim të mirë për ta ose që të përhapësh veprimtarinë e tyre. Veprimtaria e tyre është në rrugën e shejtanit edhe nëse ata pretendojnë se janë në rrugën e Allahut. Ji i bindur se ata thërrasin në të kotën dhe në shkatërrime, dhe jo në të drejtën dhe në xhihad. E kota është e ashpër por pas një kohe ajo bie e zhduket ndërsa pasuesit e saj goditen nga zemërimi i Allahut nëse nuk pendohen tek Allahu dhe nuk e shqyrtojnë vetën gjatë pjesës tjetër të jetës së tyre.
Allahu (te ala) ka thënë:
فَأَمَّا الزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَاء وَأَمَّا مَا يَنفَعُ النَّاسَ فَيَمْكُثُ فِي الأَرْضِ كَذَلِكَ يَضْرِبُ اللّهُ الأَمْثَالَ
“Kësisoj Allahu (me ngjashmëri) nxjerr në shesh të vërtetën nga gënjeshtra. Pastaj shkuma kalon si zgjyrë mbi brigjet e lumit ndërsa ajo që është për të mirën e njerëzve mbetet në tokë. Kështu pra Allahu i sjell shembujt.”1
1 13:17.