Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

80.Dhurimi i veprave të mira për të vdekurin

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ky kapitull i bën të këndshme zemrat e atyre që janë goditurin me fatkeqësi. Në vend se të mbajnë zi, të qajnë, të godasin fytyrën, të grisin rrobat dhe të vajtojnë, ata e zëvendësojnë me sadaka, luten, kërkojnë falje, lexojnë Kuran, falin namazin, agjërojnë dhe bëjnë vepra tjera të mira, duke i ditur se këto vepra të mira i arrijë të vdekurit dhe që përmes tyre ose u falen mëkatet atyre, u ngritën gradët, ose të dyja, ata bëhen më të lumtur.

Ky kapitull ka të bëjë me temën lidhur me dhurimin e veprave të mira njerëzve të vdekur dhe të gjallë. Ne do të përmendim mendimet e ndryshme të dijetarëve mbi këtë çështje. Ka vepra të mira për të cilat dijetarët janë unanim se u arrijnë të vdekurve. Ka vepra të mira për të cilat dijetarët nuk janë unanim nëse shpërblimi i tyre u arrin të vdekurve.

Shpërndaje: