“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mosekzistimin e Ibn Sebes e mohojnë vetëm Shiitët

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://alfawzan.ws/sites/default/files/bryhari–1427-10-28.mp3 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Si refuzohen ata që thonë se Abdullah bin Sebe është vetëm një figurë e sajuar, ekzistimi i të cilit nuk njihet në histori?”

Përgjigje: “Ata (Shiat) janë gënjeshtarë! Ata nuk mund të përgënjeshtrojnë diçka që është transmetuar në mënyrë të shumëfishtë në mesin e myslimanëve (muteuatir). Abdullah bin Sebe nuk është një figurë e sajuar, por ai është person i njohur.

Dijetarët nuk kanë gënjyer asgjë në lidhje me të. Ata që thonë se ai është një figurë e sajuar, ata duan që të fshehin prejardhjen e tyre; (duanë të fshehin atë) mbi të cilën e kanë të ndërtuar besimin e tyre. Ky është qëllimi i tyre i vetëm. Ata duan të fshehin prejardhjen e tyre të prishur mbi të cilin kanë ndërtuar besimin e tyre. Dielli nuk mund të mbulohet me petk. Elhamdulilah, dielli duket qartë. Dijetarët dhe historianët nuk do të sajonin një figurë të paqenë.”

Shpërndaje: