Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

81.Muhammed el-Ghazali – Selefi apo bidatçi? Gjyko vet!

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 115

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Muhammed el-Ghazali tallet me dijetarët e hadithit:

“Pasuesit e hadithit mendojnë se dëmshpërblimi për vrasjen e një gruaje është gjysma e parave të dëmshpërblimit për gjakun e vrasjes së një burri. Ky është një turp mendor dhe moral që refuzohet nga dijetarët hulumtues.”1

Ai tha kur u tall rreth atyre që pohojnë cilësitë e Allahut sipas metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit:

“Selefët nuk dinin asgjë për këmbën e Allahut2. Nuk është e njohur se një thirrës të ketë urdhëruar njerëzit të besojnë në këtë.”3

Pastaj ai interpretoi këmbën (القدم) në një mënyrë qesharake dhe tha:

“Me këmbën është për qëllim një popull që Allahu do ta fus (يقدمهم) në zjarr.”4

Ai tha se “këmba” do të thotë një numri i madh i njerëzve. Pastaj ai vazhdoi të thotë se çështjet që janë pohuar në Kuran dhe në sunnetin autentik dhe nga dijetarët e selefëve:

“Ku është këmba me të cilën Ai ecë në këtë kontekst të qartë?”

Pastaj ai tha:

“Besimet nuk duhet të shpiken në këtë mënyrë komike. Këmba e Allahut? Çka është kjo?”5

Kjo nuk është tjetër vetëm se mendjemadhësi për të cilën profeti ka thënë:

“Mendjemadhësi do të thotë që të refuzosh të vërtetën dhe t’i nënçmosh njerëzit.”6

Sa fatkeqësi që janë në librat dhe botimet e këtij njeriu! Çdokush që dëshiron që të ruhet prej tyre duhet të lexojë librat që e refuzojnë atë. Ndër më të njohurat janë libri i shejkh Rabi bin Hadi el-Umejr Medkhaliut i quajtur “Keshf Maukif Gazali min es-Sunneh ue Ahlihah” dhe libri i shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Muhammed bin Ibrahim Alush-Shejkhut i quajtur “el-Mi’jar li Ilm el-Ghazali fi Kitabihi es-Sunneh en-Nebeuijjeh”.


1 Es-Sunneh en-Nebeuijjeh, fq. 19

2 Ai ka për qëllim kofshën dhe këmbën e Allahut (azze ue xhel).

3 Sirr Ta’akhkhur-il-Muslimin, fq. 55

4 Ibid.

5 Ibid.

6 Muslimi (91).

Shpërndaje: