Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

82.Pellgu (haudi) në ditën e gjykimit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 91-92
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

70 – Pellgu me të cilin Allahu (te ala) e ka nderuar profetin dhe që me të do t’i largojë etjen umetit, është i vërtetë.

SHPJEGIMI

Ehli Sunneti dhe Xhemati besojnë në çdo gjë që është transmetuar në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut në lidhje me ditën e gjykimit si dhe ato ngjarje që do të ndodhin në atë ditë. Një nga ngjarjet e ditës së gjykimit është dhe pellgu (haudi).

Profeti ka thënë se ai do të ketë një pellg në vendin e tubimit në ditën e gjykimit ku do të shkojnë pasuesit e tij, ata që e besuan dhe që e ndoqën atë. (Bukhari nr 6580 dhe Muslimi nr 2303).

Ata do të pinë prej këtij pellgu dhe pasi të pinë një herë të vetme, ata nuk do të kenë më etje kurrë, dhe kjo pasi dita e gjykimit do të jetë një ditë shumë e vështirë dhe shumë e nxehtë. Etja do të jetë e tmerrshme. Prandaj Allahu krijoi pellgun për umetin e Muhammedit që të pinë prej tij dhe të shuajnë etjen me të. Ashtu sikurse Allahu lëshon shiun për të ringjallur tokën dhe për t’u dhënë jetë shpirtrave, në të njëjtën mënyrë Ai do t’i shpëtojë robërit duke u dhënë ujë nga pellgu kur ata kanë më së shumti nevojë për ujë.

Profeti ﷺ na ka lajmëruar se ai do të ketë një pellg të madh. Ai është aq i madh saqë gjatësia e tij është sa largësia që përshkruhet në një udhëtim njëmujor të gjatë dhe po kaq i gjerë. Ai ka po aq gota sa numri i yjeve në qiell. Ai që pi një herë të vetme prej tij, nuk do të ketë më etje kurrë. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti.” (Bukhari nr 6579 dhe Muslimi nr 2292).

Shpërndaje: