Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

83.Shpjegimi i ajetit “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar”

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Disa që kundërshtuan (se të vdekurit i arrijnë veprat e mira) nga Shafitët dhe Malikitë, argumentojnë me fjalët e Allahut:

وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”1

për shkak se i vdekuri nuk përfiton nga sevapi i veprave të tjerëve. Po ashtu profeti ﷺ tha:

“Kur njeriu vdes i ndërpriten veprat e tij, përveç tre gjërave: sadakaja e rrjedhshme, dija e dobishme (nga e cila përfitojnë njerëzit), ose një fëmijë i devotshëm që lutet për të.”

Transmeton Muslimi.

Ata thonë se ibadeti i bën dobi vetëm praktikuesit të tij.

Ata refuzuan atë se është konfirmuar në Sunnet dhe konsensusin se namazi i dhurohet të vdekurit dhe se duhet lutur për të dhe duhet kërkuar falje për të. Këto vepra nuk janë të tij, ato janë të tjerëve. Po ashtu, ata janë dakord se i vdekuri përfiton që të tjerët të dhurojnë sadaka për ta dhe të lirojnë robër për ta pas vdekjes së tyre. Ata thonë nëse çështja për të cilën ka konsensus është përgjigja e pyetjes për të cilën ka mospajtime. Dijetarët u janë përgjigjur argumentin lidhur me këtë ajet dhe kjo gjendet në librat madhështore. Pas analizave, ne shohim se Allahu nuk thotë se njeriu nuk përfiton nga veprimet e të tjerëve. Atë që Allahu thotë është:

وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”2

Njeriu posedon vetëm atë që ai ka bërë. Ai nuk meriton asgjë tjetër. Por ajo që të tjerët bëjnë për të, ajo i jepet atij. Kjo është si personi i cili posedon vetëm paratë e tij, por mund të ketë dobi nga paratë e njerëzve të tjerë.


1 53:39

2 53:39

Shpërndaje: