Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

84.Argument që tregon se i vdekuri përfiton nga veprat e mira të njerëzve

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ndër ajo që vlen të përmendet në lidhje me atë se, sevapi i arrin të vdekurit, është fakti se është e pëlqyer për tu varrosur pranë njerëzve të mirë, në mënyrë që të mund të marrësh pjesë nga mirësia e tyre. Imam Ahmedi ka thënë se i vdekuri shqetësohet nga mëkatet që ndodhin pranë varrit të tij.

Është transmetuar se Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

“Evitojeni që i vdekuri të varroset pranë një personi të keq.”

Aisha (radijAllahu anha) ka thënë:

“I vdekuri shqetësohet në varrin e tij sikurse nga ajo që ajo që ai shqetësohej në shtëpi.”

Edhe pse ka dobësi (zinxhiri transmetues) në këto dy transmetime, ato janë argument në këtë çështje. Në qoftë se i vdekuri shqetësohet nga mëkatet, atëherë është më primare që të përfitojë nga veprat e mira. Është saktësuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“I vdekuri dënohet nga të qarët e familjes së tij për të.”

Allahu (Te ala) është më i urtë dhe më i drejtë se sa që Ai të bëjë të vdekurin që t’i arrijë dënimi i mëkatit, e të mos i arrijë sevapi i një vepre të mirë. Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: