Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

83.El-Benna – Selefi apo bidatçi? Gjyko vet!

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 117

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

6 – Hasan el-Benna tha kur lavdëroi Sufizmin dhe Tesevufin:

“Unë pashë vëllezërit nga sekti Hasafijeh duke përmendur Allahun (te ala) çdo natë pas jacisë. Unë shkoja rregullisht në mësimet e shejkh Zahranit (rahimehullah) mes akshamit dhe jacisë. U dhashë pas hallkave të dhikrit me zërat si model dhe këngët e bukura që ishin tepër shpirtërore dhe mësuesit fisnik dhe të rinjtë e mirë dhe përulësia e tyre ndaj fëmijëve që shtyheshin me ta për të përmendur Allahun (tebareke ue te ala). Kontakti im me këta vëllezër nga sekti Hasasfijeh u bë gjithnjë e më i fortë. Midis tyre ishin shejkh Shelbi, shejkh Muhammed Ebu Shusheh, shejkh Sejid Uthman dhe të rinjtë e mirë. Mëngjes dhe mbrëmje lexoja “el-Uadhifah ez-Zarukijeh”. Unë u dhashë edhe më shumë pas saj kur babai im shkroi komentin e saj dhe e shoqëroi atë me hadithe autentike. Ai e quajti librin “Tanuir-ul-Af’ideh ez-Zekerijeh bi Adil-leti Adhkar-iz-Zarukijeh”. “1

Ai tha në lidhje me dashurinë dhe përkushtimin ndaj jehudëve dhe nasarave:

“Do të flas për një detaj të thjeshtë nga një aspekt fetare. Ndoshta detajet janë të panjohura në perëndim. Dua ta sqaroj atë shkurtimisht. Deklaroj që konflikti ynë me jehudët nuk është fetar sepse Kurani fisnik na thërret në përkushtim dhe miqësi me ta. Islami është ligj human përpara se të jetë ligj kombëtar. Ai i lavdëron ata dhe përmend një besëlidhje midis nesh dhe atyre kur Ai thotë:

وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

”Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri.”1

Kur Kurani dëshiroi të trajtojë çështjen në lidhje me jehudët, ai e trajton atë nga aspekti ekonomik dhe ligjor. Allahu (te ala) ka thënë:

فَبِظُلْمٍ مِّنَ الَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمْنَا عَلَيْهِمْ طَيِّبَاتٍ أُحِلَّتْ لَهُمْ

“Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jehudi dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e Allahut.”3,4


1 Mudhekkirat-ud-Da’aah ued-Da’ijah, fq. 22-23

2 29:46

3 4:160

4 El-Ikhuan el-Muslimun Ahdeth san’at et-Tarikh (1/409) nga Mahmud Abdul-Halim.

Shpërndaje: