Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ bëri më shumë adhurime në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit se jashtë tyre edhe pse profeti ﷺ bënte shumë adhurime gjatë tërë jetës me të gjitha llojet e adhurimit dhe jo me ndonjë adhurim të veçantë, ai adhuronte edhe më shumë në dhjetë ditët e fundit. Ai i kushtoi rëndësi adhurimit gjatë natës së Kadrit. Ai që udhëzohet për tu falur dhe të bëjë vepra të mira gjatë saj arrin një mijë muaj shpërblim. Kjo është 84 vite. Pra kjo është një natë madhështore. Virtyti i tij është siç e po e shihni, madhështorë. Ai që udhëzohet në këtë natë dhe vepron gjatë saj i jepet ky shpërblim që është sa një mijë muaj. Profeti ﷺ siç u tha i kushtoi rëndësi të madhe adhurimit në të dhe i nxiti edhe sahabët e tij në të njëjtën gjë.
Ai që falet në të gjitha netët e Ramazanit nga fillimi deri në fund me siguri do të adhuroj në natën e Kadrit sepse ajo është në Ramazan. Ajo nuk është jashtë Ramazanit.