Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

87.A arrijnë sevapet e veprave të dikujt deri tek i gjalli?

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

A është e vlefshme që të kushtohet sevapi i një ibadeti nafile një muslimani të gjallë?

Kjo pyetje është pak e njohur në librat e njohura, vetëm për shkak se ajo është shumë e çuditshme. Ibn Temim e përmendi atë në librin e tij dhe tha se shpërblimi i arrin të vdekurit, ndërsa Hanbelitë i kanë dy mendime nëse ajo e arrin edhe të gjallin.

Disa dijetar hanefi më treguan se shpërblimi e arrin të gjallin sipas medhhebit të tyre. Argumenti i tyre për këtë janë fjalët e Allahut (Te ala):

فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ

“Andaj ti fali ata dhe kërko falje për ta.”1

Gjithashtu i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) dhe muslimanët gjithmonë janë lutur për njëri-tjetrin, të vdekur si të gjallë, pa e qortuar akush këtë. Është e ligjësuar për tu lutur për të vdekurin deri në ditën e kijametit, siq është lutja e të dërguarit:

“O Allah! Fali të gjallët tanë dhe të vdekurit tanë.”

El-Kadhi Ebu Jala ka thënë:

“Nuk dihet se Imam Ahmedi bëri dallim mes të vdekurit dhe të gjallit. Me sa duket mendimi i tij përfshinë që të dy. Këtë e dëshmon Kurani dhe Sunneti, kur kërkohet falje për të dy. Pra, nuk ka asnjë dallim. Shejkh Shams-ud-din bin Abdil-Kaui tha në “Mexhma-ul-Bahrajn”:

“Askush pra nuk e mohon këtë. Pra ekziston një konsensus lidhur me këtë. Kushdo që thotë se nuk është e lejuar nuk ka dyshim.”

Ibn Akil ka thënë në “El-Mufradat”:

“Leximi i Kuranit dhe të ngjashme nuk e arrijnë fare njeriun e gjallë. Kjo hap rrugën për një dëm të madh. Kjo shpie që të pasurit të mos veprojnë duke i paguar para atij që mund të veprojë për ta. Si rezultat ata humbasin shpërblimin për shkak se ata u mbështetën në të tjerët për shpërblim, ndërsa adhurimi shkëmbehet me pagën.”


1 3:159

Shpërndaje: