Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

86.Muhamed Surur – Selefi apo bidatçi i devijuar? Gjyko vet!

Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 118-119

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

10 – Muhamed Surur ka thënë për dijetarët dhe pushtetarët e Arabisë Saudite:

“Një grup tjetër merr grante qeveritare dhe nuk ngushtohen, dhe lidhin qëndrimet e tyre me qëndrimet e zotërinjve të tyre. Kur zotërinjtë do të marrin ndihmë nga amerikanët, skllevërit sigurohen shpejt që të mbledhin argumente që e lejojnë këtë veprim dhe të qortojnë këdo që mendon ndryshe. Kur zotërinjtë nuk pajtohen me Iranin, skllevërit shpejt e përmendin neveritshmërinë e Rafidave, metodologjinë e devijuar dhe armiqësinë ndaj Ehl-us-Sunnetit. Dhe kur mosmarrëveshja të mbarojë, skllevërit heshtin dhe ndalen nga përhapja e librave që u janë dhënë. Ky grup njerëzish gënjejnë, spiunojnë, marrin vendime dhe bëjnë gjithçka që zotërinjtë e tyre i urdhërojnë. Këta njerëz janë pak, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ata pa qenë kompetent janë futur fshehtazi në aktivitetin e davetit dhe në aktivitetin Islam. Ata janë zbuluar edhe pse kanë mjekra të gjata dhe rroba të shkurtra dhe pretendojnë se e mbrojnë sunnetin. Ky grup njerëzish nuk e dëmton davetin Islam. Hipokrizia është e vjetër. Vëllezër! Mos u mashtroni nga ana e jashtme. Kjo shoqëri e dijetarëve është e formuar nga njerëz të padrejtë. Detyra e shejkhut fisnik është e njëjtë me detyrën e oficerit të lartë të policisë.”1

Ky shembull mjafton si dëshmi për padrejtësinë dhe gënjeshtrën që ekziston në këto fjalë.


1 Revista ”es-Sunneh”, botimi 23, Dhul-Hixhxeh 1412, fq. 29-30.

Shpërndaje: