Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

89. Edhe pak është reni yt që të shtrihesh në një gropë

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 190-191

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Duhet ditur se as përbërja e të gjallit e as e të vdekurit nuk është në anën sipërfaqësore.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Vërtetë Allahu nuk shikon në pamjet tuaja ose në trupat tuaj. Por Ai shikon në zemrat tuaja.”

Përbërja e zemrës është përbërja e dobishme. E njëjta gjë vlen edhe për të vdekurin në varr. Qëllimi nuk është për të zbukuruar varrin dhe tokën. Përbërja e vërtetë është që të jepet lëmoshë dhe të bëhen vepra të mira për të vdekurin në varr. A nuk e di se çdo varr i zbukuruar në pjesën e jashtme është i errët dhe i ngushtë përbrenda? Aty është hedhur i afërmi të cilin e do më së shumti dhe e ka lënë që të qëndrojë aty të vetëm dhe të pa rehatshëm pa jastëk apo shtresë. Mbi vete ai e ka tokën dhe pritet nga kalbja. Ai e ka lënë jetën e kësaj bote pas dhe ka hedhur të gjitha gjërat që ai i mbante në dorë. I dashuri i tij e ka lënë atë. Të afërmit e tij e kanë braktisur atë. O vëlla! E gjithë kjo që unë përmenda i mbytë epshet. Është më e rëndësishme për të rregulluar të brendshmen sesa të jashtmen, përkatësisht të brendshmen e dobishme në Ditën e Gjykimit. Nëse vërtetë mendon, do ta kuptosh se së shpejti do të jetë radha jote për të shkuar aty ku ai shkoi. Ndërsa robi shijon kënaqësitë dhe dëshirat e tij, neglizhon ditën e tij të vdekjes, ai befasohet nga vdekja. Perdet e tij zbulohen. Drita e tij fiket. Gjurmët e tij zhduken. Vdekja e ka nxjerrë atë nga kështjella e tij madhështore dhe shtëpia e bukur dhe e ka futur në një gropë si gropa e vëllait të tij, si gropa e djalit të tij ose gropa e dikujt tjetër. Gropat janë të ngushta dhe të errëta. Ato janë plot me frikë dhe tmerr. Varri është ose një nga kopshtet e xhenetit ose një gropë zjarri – Allahu na mbrojt nga ajo.

Disa asketë u pyetën se cili është qortimi më i mirë. Ata thanë:

“Ti shikosh varret.”

Nëse është qortim shikimi i varreve, që është stacioni i parë në rrugën për në Ditën e Gjykimit dhe një mësim për njerëzit e tokës, atëherë ato nuk duhet të zbukurohen apo të stolisen. As nuk duhet bërë atë që bëjnë shumica e të pasurve në mesin e pushtetarëve, biznesmenëve dhe të tjerët kur ata lejojnë që varret e tyre të vishen me keramikë dhe tenda, të stolisen me qilime, dyshekë dhe gjëra të tjera në të cilat ata shtrihen, ndërsa vëllezërit e tyre janë nëntokë në gropa të ngushta dhe të errëta. Çfarë mësimesh kanë mësuar këta nga vdekja e tyre? Ky është neglizhim. Ne e lusim Allahun që të na ruaj nga kjo.

Shpërndaje: