Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Dallimi mes mosbesimit në formë të caktuar dhe të pacaktuar

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë për fjalët e profetit ﷺ:

“Dy gjëra janë mosbesim te njerëzit; fyerja e prejardhjes dhe vajtimi mbi të vdekurin.”

“Kjo do të thotë se këto dy cilësi ekzistojnë tek njerëzit. Të dy cilësitë janë mosbesim sepse ato i përkasin veprimeve të kufarëe. Ato ekzistojnë tek njerëzit. Por kjo nuk do të thotë se ai që bie në ndonjë formë të mosbesimit është kafir plotësisht derisa të mos gjendet mosbesimi i madh në të. Në mënyrë të ngjashme kjo nuk do të thotë se secili që bie në një lloj të besimit është besimtarë derisa besimi i vërtetë dhe real të gjendet në të. Ka një dallim në mes të mosbesimit të përmendur në formën shquese, duke përfshirë:

“Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë dhe mosbesimit është lënia e namazit”


dhe mosbesimi i përmendur në formë të pashquar.” Iktidha-us-Sirat el-Mustakim, fq. 70.

Kur të jetë qartësuar se ai që pa arsye e braktis namazin është kafir dhe i dalë nga feja në përputhje me këto argumente, atëherë bëhet e qartë se mendimi i imam Ahmed bin Hanbelit është i saktë. Po ashtu edhe një nga dy mendimet e imam Shafeiut. Këtë e përmendi Ibn Kethiri, kur shpjegoi fjalët e Allahut -te ala-:


“E pas tyre erdhën brezni që e braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Së shpejti do të shijojnë shkatërrimin dhe do të hidhen në xhehenem.” 19:59


Edhe Ibn-ul-Kajimi e përmend në “Kitab-us-Salah”, se ky është një nga dy mendimet e medhhebit Shafei, dhe et-Tahaui e citoi atë nga vet esh-Shafei.

Shpërndaje: