Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Dispozita e ciklit mujor ndaj Tavaf-ul-Ueda (lamtumirës)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4 – Gruaja me ciklin mujor nuk ka nevojë të bëjë Tavaf-ul-Ueda. Nëse gruaja ka përfunduar me ritualet e haxhit dhe të umres dhe pastaj i vie cikli mujor para se të shkon në shtëpi, ajo mund të shkojë pa bërë Tavaf-ul-Ueda. Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

”Njerëzit u urdhëruan që tavafi rreth Qabes të jetë gjëja e fundit, gjë që ata veprojnë, vetëm gruaja me menstruacione u lirua nga ky veprim.” 1

Nuk është e rekomanduar për gruan me menstruacione që të qëndroj tek porta e xhamisë së shenjtë dhe të bëjë dua para largimit nga Meka. Një gjë e tillë nuk është transmetuar nga profeti . Sepse adhurimi është i bazuar në argumente. Në fakt, e kundërta është transmetuar nga profeti . Kur Safijes (radijAllahu anha) i kishte ardhur cikli i saj mujor pasi që kishte bërë Tavaf-ul-Ifadah, profeti i tha asaj:

”Le të shkon ajo.” 2

Ai nuk e urdhëroi atë që të shkojë tek porta e xhamisë. Nëse kjo do të kishte qenë e ligjësuar, ai do ta kishte qartësuar këtë.


1 Bukhari (1755) dhe Muslimi (1328).

2 Bukhari (1762) dhe Muslimi (1211).

Shpërndaje: