Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Ecja e njeriut në jetë është vullnetarisht

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/222)

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Kjo sqaron se njeriu i bën veprat e tij vullnetare vullnetarisht dhe jo i detyruar. Sikurse që ai vepron vullnetarisht në këtë jetë dhe zgjedh një mall sipas dëshirës, ashtu edhe në rrugën drejt ahiretit shkon me vullnetin e tij, bile rruga për në jetën tjetër është shumë më e qartë se sa rruga në këtë jetë. Sepse rruga për jetën tjetër është qartësuar nga Allahu (te ala) në Kuran dhe nga i dërguari i Tij . Si rezultat, rruga për në jetën tjetër duhet të jetë më e kthjellët dhe më e qartë. Pavarësisht nga kjo njeriu merr rrugën për këtë jetë që nuk garanton ndonjë frutë dhe e braktis rrugën për në jetën tjetër frutat e të cilës janë të garantuar dhe të njohura pasi që Allahu i ka konfirmuar ato – dhe Allahu (tebarek ue te ala) nuk e thyen premtimin e Tij.

Shpërndaje: