Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Ekonomia

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Islami është feja e përsosur

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kurani i ka sqaruar parimet e ekonomisë tek të cilat referohen të gjitha degët sepse çështjet ekonomike u referohen dy parimeve:

E para: Duke menduar mirë se si fitohet pasuria.

E dyta: Duke menduar mirë se si shpenzohet ajo.

Allahu (te ala) tha:

”E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut por edhe përmendeni shpeshherë Allahun ashtu që të gjeni shpëtim.” 1

”Dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e Allahut.” 2

”Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit).” 3

”Përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete.” 4

”E Allahu e ka lejuar shitblerjen.” 5

”Pra, (është lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë.” 6

Shiko se si Ai (te ala) urdhëron për të qenë i matur në shpenzime:

Dhe mos u bë koprrac, as mos e shtrij atë plotësisht (si shkapërderdhës), kështu që ti pastaj të bëhesh i merituar për fajin e kryer dhe të biesh në varfëri të thellë. 7

”Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” 8

”Të pyesin edhe se çfarë duhet të shpenzojnë. Thuaj: “Atë që është mbi nevojat tuaja.” Kështu Allahu jua bën të qartë juve ligjet e Tij me qëllim që të mendoni dhe të vlerësoni.” 9

Shiko se si Ai ndalon shpenzimet e ndaluara:

”Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshpërim i tyre, madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, vetëm në xhehenem do të grumbullohen.” 10


1 62:10.

2 73:20.

3 2:198.

4 4:29.

5 2:275.

6 8:69.

7 17:29.

8 25:67.

9 2:219.

10 8:36.

Shpërndaje: