Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

8.Gjërat që duhet vepruar para hyrjes në ihram

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 12-14

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1 – Ai që synon të bëjë haxhin ose umren, rekomandohet të lahet para se të hyjë në ihram. Rekomandimi vlen edhe për gruan që ka ciklin e saj mujorë ose lehoninë.

2 – Pas kësaj, burrit i lejohet të veshë të gjitha llojet e rrobave për derisa ato nuk janë të qepura përgjatë trupit. Ai mund të veshë iz’ar (rrobe mbi pjesën e sipërme) dhe sandale. Sandale përfshijnë të gjitha llojet e mbathjeve që përdoren për të mbrojtur këmbët dhe janë nën nyje.

3 – Burrave nuk i lejohet të mbajnë kapelë, çallmë ose ndonjë gjë tjetër që mbulon kokën dhe e prek atë.

Sa u përket grave, ato nuk duhet të heqin ndonjë veshje të ligjësuar. Në anën tjetër, atyre nuk u lejohet që të mbulojnë fytyrën e tyre me nikab1, burkë, vello ose shall koke. As nuk u lejohet të bartin dorëza.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Burrit në ihram nuk i Lejohet të veshë burnus (këmishë e cila mbulon edhe kokën), çallmë, mantel, pantallona, veshje të lyera nga shafrani apo hafini, as meste (çorape lëkure). Nëse nuk gjen sandale, atëherë le të mbathë meste2.”

Ai gjithashtu tha:

“Një grua në ihram nuk duhet të veshë nikab ose dorëza.”3

Nga ana tjetër, atyre ju lejohet të mbulojnë fytyrën me vello ose me veshje të jashtme të cilin e vendosin mbi kokat e tyre. Pra ju lejohet që fytyrat e tyre të preken nga vellot dhe veshja e sipërme. Ndërsa ato nuk duhet ti lidhin ato tha Ibnu Tejmijeh (rahimehull).

4 – Lejohet veshja e ihramit para mikatit të caktuar. Madje kjo mund të bëhet edhe në shtëpi. Këtë e bëri i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe sahabët e tij. Kjo ua lehtëson udhëtarëve që fluturojnë të cilët nuk mund ta veshin ihramin kur arrijnë tek mikatet. Por ata nuk duhet të synojnë hyrjen në ihram deri sa të jenë jashtë mikatit, kështu që ata të mos e kalojnë atë pa ihram.

5 – Është e lejuar për burrat që të lyejnë dhe të parfumosin trupin me të gjitha llojet e aromave të pangjyrë. Ndërsa kjo nuk lejohet për gratë. Parfumi i tyre përbëhet nga ngjyra në krahasim me aromën. Lyerja dhe parfumimi duhet të bëhen përpara se të synojnë hyrjen në ihram tek mikati. Më pas, të dyjat bëhen të ndaluara.

6 – Kur të arrijë në mikat bëhet obligim hyrja në ihram. Nuk mjafton të bësh nijetin e hyrjes në ihram me zemër, ky qëllim ka qenë aty që kur ai u largua nga shtëpia. Përveç kësaj, ai gjithashtu duhet të thotë me gojë ose të veprojë në një mënyrë që e futë atë në ihram. Kur ai e thotë telbijen dhe synon hyrjen në ihram, ekziston konsensus se hyrja e tij në ihram është zbatuar.

7 – Asgjë nuk duhet thënë para telbijes. Disa thonë për shembull:

“O Allah! Po e bëj nijet të bëjë haxhin (ose umren); lehtësoma atë dhe pranoje atë nga unë … “

Asnjëra nga këto nuk është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Kjo kujton qëllimin që shqiptohet para abdesit, namazit dhe agjërimit. Të gjitha këto janë bidate. Është e njohur se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Unë ju paralajmëroj ndaj risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është në zjarr.”


1 Një maskë që prek hundën dhe mund të duket në disa mënyra. Nëse tërhiqet deri tek sytë, quhet “Uasuasah” dhe “Burku”. Nëse tërhiqet deri në qepallë, quhet “Nikab”. Nëse shtrihet në mbi hundë, quhet “Ligham”. Arsyeja për emrin është se ngjyra e saj fsheh ngjyrën e lëkurës së gruas. Shih: “Lisan-ul-Arab” (2 / 265-266).

2 Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Ai nuk është i detyruar ti shkurtojë ato në mënyrë që ata të bien nën kërcinjtë. Së pari, profeti (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që ata të priten. Pastaj, në Arafah, ai e lejoi burrin që nuk ka iz’ar dhe sandale të vesh pantallona dhe çorapë lëkure. Ky është mendimi i saktë.” (el-Mansik)

3 Bukhari dhe Muslimi. Shih “Sahih Ebi Davud” (1600).

Shpërndaje: