Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: El-Mufid fi Maxhalis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
O muslimanë! Mëso gjërat vijuese të cilët e prishin agjërimin:
1 – Ushqimi dhe pijet
Muslimani i cili agjëron agjërimin e detyrueshëm, është i obliguar që të përmbahet nga ushqimi që nga hyrja e agimit. Nëse ai ha ose pi pasi të ketë hyrë agimi, atëherë agjërimi i tij prishet dhe detyrohet ta konpenzojë këtë ditë. Allahu (subhaneh) ka thënë:
وَكُلُواْ وَاشْرَبُواْ حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّواْ الصِّيَامَ إِلَى الَّليْلِ
““Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” El-Bekare, 2:187
Ai që ha dhe pi nga dyshimi në agimin nuk është i detyruar të konpenzojë dhe agjërimi i tij është i saktë, përderisa nuk është konfirmuar se ai hëngri ose piu pas hyrjes së agimit, sepse në esencë është ende natë.
Si një masë paraprake është ligjësuar për besimtarët që të hanë dhe të pinë para se të hyjë koha e paqartë. Ai gjithashtu duhet të veprojë në këtë mënyrë që agjërimi i tij të plotësohet. Ndërsa ai që ha dhe pi nga dyshimi i ngrysjes ka bërë gabim. Ai është i obliguar që ta konpenzojë këtë ditë, sepse në esencë është ende ditë. Muslimanit nuk i lejohet që ta prish agjërimin derisa të sigurohet se dielli ka perënduar ose të paktën që fuqishëm ta ndiej këtë.
Ai që sheh një musliman duke pirë, duke ngrënë ose duke bërë ndonjë gjë tjetër që e prish agjërimin gjatë ditës në Ramazan është i obliguar që ta qortojë për këtë, pavarësisht nëse ai e bën këtë nga harresa apo me qëllim. Është mëkat të vepruarit një gjë të tillë gjatë agjërimit, edhe nëse personi është i arsyetuar. Duhet vepruar në këtë mënyrë, në mënyrë që askush të mos marr guximin dhe të veprojë atë që Allahu e ka ndaluar gjatë agjërimit dhe të pretendojë që ajo ndodhi si shkak i harresës. Ai që vërtet e vepron këtë për shkak të harresës nuk është i detyruar që ta konpenzojë këtë ditë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që harron ndërsa ai është agjërueshëm dhe ha ose pi, duhet ta vazhdojë agjërimin e tij. Nuk është askush tjetër përveç Allahut Ai i Cili i ka dhënë për të ngrënë dhe për të pirë.” 1
Ka konsensus në lidhje me vërtetësinë e këtij hadithi.
2 – Gjërat që kanë të njëjtin efekt si ushqimi dhe pija dhe ato janë dy:
1 – Të marrurit gjak. Për shkak se personi merr një furnizim me gjak të pastër, ai duhet ta konpenzojë këtë ditë. Ndërsa nëse ai furnizohet me një substancë shtesë gjithashtu e ka prishur agjërimin dhe kjo është gjëja shtesë që e prishë agjërimin.
2 – Injeksioni ushqyes. Një injeksion i tillë e prish agjërimin në qoftëse mirret me qëllim. Injeksionet e zakonshme nuk e prishin agjërimin.
3 – Gjaku menstrual dhe gjaku i Lehonisë/Nifasit
Gruaja me ciklin mujor dhe lehoni duhet të përmbahet nga agjërimi gjatë kësaj kohe. Nuk është i lejueshëm apo i vlefshëm namazi apo agjërimi fjatë kësaj kohe. Ato janë të obliguara që të konpenzojnë agjërimin por jo edhe namazet e asaj kohe. Është konfirmuar se Aishja (radijAllahu anha) u pyet përse gruaja me menstruacione duhet të konpenzojë agjërimin ndryshe nga namazi. Kësaj pyetje Aishja ju përgjigjë kështu: “Edhe në kohën e Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem) na vinin zakonet, por ai nuk na urdhëronte t’i falnim namazet e humbura (që nuk i kishim falur gjatë ditëve të zakoneve tona).”2
K a konsensus në lidhje me vërtetësinë e këtij hadithit.
Nëse gruaja ndien dhimbje menstruale para perëndimit të diellit pa parë gjak menstrual derisa dielli nuk ka perenduar, agjërimi i saj është i sakte. Gjaku i menstruacioneve e prish agjërimin e jo vetëm dhimbjet.
4 – Vjella me qëllim
Ai që vjellë qëllimisht e prishë agjërimin. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Ai që vjell nuk është i obliguar që ta kompenzojë këtë ditë. Ai që vjellë qëllimisht është i obliguar që ta konpenzojë këtë ditë.” 3
Lus Allahun me Emrat e Tij të bukur që Ai të na udhëzojë ne dhe ju dhe të gjithë muslimanët në atë që e kënaqë Atë, të na bëjë të qendrueshëm në të vërtetën, të ndihmoj fenë e Tij, të lartësoj fjalën e Tij, të përmirësojë gjendjen e të gjithë muslimanëve, tu jap atyre sundimtarët më të mirë dhe ti udhëzojë ata drejt asaj që e kënaq Atë, dhe në atë që është më e mira për robërit dhe vendet e tyre.
Unë i kërkoj Atij që t’i ndihmoj ata me çdo të mirë, të përmirësojë marrëdhëniet mes tyre, ti bëj ata udhëzues të devotshëm që udhëzojnë dhe përmirësojnë gjendjen e të tjerëve, ti bëj ata që të gjykojnë me ligjin e Allahut dhe ti mbrojë nga puna e shejtanit dhe nga devijimet e sprovave. Ai mund ta bëj këtë dhe Ai është i aftë të veprojë çdo gjë. Gjithashtu lus Allahun që ti bëj të gjithë muslimanët e botës që ta kuptojnë fenë, të kapen për të, të bashkëpunojnë në mirësi dhe në devotshmëri dhe të na ndihmoj ne dhe ju në çdo gjë që e kënaq Atë. Allahu e nderoftë. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin Muhammed, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij të rëndomtë.
1 Bukhari (1933) dhe Muslimi (1155).
2 Buhari (321) dhe Muslimi (335).
3 Ebu Davudi (2380), Tirmidhi (720), Ibn Maxheh (1676) dhe Ahmedi (10468). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih-ul-Xhemi´ (6243).