Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Gruaja duhet të mbulohet para burrave të huaj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Hixhab, fq. 12-13

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4 – Fjalët e Allahut (te ala):

لَّا جُنَاحَ عَلَيْهِنَّ فِي آبَائِهِنَّ وَلَا أَبْنَائِهِنَّ وَلَا إِخْوَانِهِنَّ وَلَا أَبْنَاء إِخْوَانِهِنَّ وَلَا أَبْنَاء أَخَوَاتِهِنَّ وَلَا نِسَائِهِنَّ وَلَا مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ وَاتَّقِينَ اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدًا

 “Nuk është gjynah për to (për gratë nëse dalin të pambuluara) para baballarëve të tyre, ose bijve të tyre, para vëllezërve të tyre, ose bijve të vëllezërve të tyre, ose bijve të motrave të tyre, ose para vetë grave të tyre (besimtare), ose robëreshave të tyre. Dhe kijeni frikë Allahun (dhe plotësojeni detyrimin ndaj Tij, oj gra). Vërtet që Allahu është kurdoherë Gjithëdëshmues përmbi çdo gjë.” 1

Ibn Kethiri (rahimehullah) ka thënë:

“Kur Allahu urdhëroi gratë të mbulohen në prani të burrave të huaj, Allahu sqaroi se nuk kishte nevojë të bëjë këtë me të afërmit që Ai i përjashtoi në suren “en-Nur” kur Allahu tha:

وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ

 “Dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre (pjesët e trupit dhe stolitë në to) përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre.” 2

Këto katër ajete fisnike të Kur’anit e obligojnë që gruaja të mbulohet para burrave të huaj dhe ajeti i parë përbëhet nga pesë pika.


1 33:55

2 24:31

Shpërndaje: