Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej cilësive të gruas së devotshme është që ajo të mos jetë mosmirënjohëse ndaj dhuratave që Allahu -tebareke ue te ala- ia ka dhënë asaj përmes burrit të saj.
Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tregon se profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk e ka falënderuar Allahun, ai që nuk i falënderon njerëzit.”
Transmeton Ahmedi (7939) dhe Ebu Daudi (4811), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (416)”.
Tregon Esma bint Jezid el-Ensarijeh e cila ka thënë:
“Profeti ﷺ kaloi pranë shtëpisë sime ndërsa isha me një grup grash bashkëmoshatare. Ai na dha selam dhe na tha:
“Evitojeni mosmirënjohjen ndaj atyre që janë të privilegjuar.”
Ato e pyetën: “O i dërguari i Allahut! Çfarë është mosmirënjohja ndaj atyre që janë të privilegjuar?”
Ai u tha: “Ndonjë nga ju do të qëndrojë me prindërit e saj për kohë të gjatë (para martesës). Pastaj Allahu do t’i japë asaj burrë të drejtë, dhe do t’i japë asaj fëmijë nga ai. Pastaj ajo do të zemërohet për ndonjë arsye dhe do të bëhet mosmirënjohëse duke i thënë atij:
“Kurrë nuk kam pasur ndonjë të mirë nga ti.”
Transmeton Bukhari “El-Edebul-Mufred (1048)”, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (823).”
Abdullah bin Amr -radijAllahu anhu- tregon se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu nuk e shikon gruan e cila nuk është mirënjohëse ndaj burrit të saj, duke qenë se ajo nuk mund t’ia dal pa të.”
Transmeton Nesai në “Sunnenul-Kubra”, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në”es-Sahihah (289)”.