“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

9.Gusli mes dy marrëdhënieve intime

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi:Adab-uz-Zifaf, fq. 70

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

8 – Gusli (larja e tërë trupit) në mes të dy marrëdhënieve seksuale.

Megjithatë, gusli është më i mirë se abdesi. Abu Rafi tregoi:

“Një ditë, profeti (salAllahu alejhi ue selem) pati marrëdhënie intime me të gjitha gratë e tij, pas së cilës ai lahej tek secila prej tyre. Unë thashë: “O i dërguari i Allahut! Pse nuk lahesh vetëm një herë?” Ai tha: “Kjo jep fuqi më shumë, është më e këndshme dhe më e pastër.”

1 Ebu Davudi, Nessai në ”el-´Ishrah” (1/79), Tabarani (1/96/6) dhe Ebu Nu’ajm në ”et-Tibb” (1/12/2) me një zinxhir të mirë të transmetimit. Hadithi është i fortë sipas Hafidh Ibn Haxherit. E kam trajtuar atë në “Sahih Sunen Ebi Davudi” (219).

Shpërndaje: