Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

9.Letra e hapur që Ibn Laden ia shkroi Imam Ibn Bazit

Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 16-18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Vëllai im musliman! Tani dëgjo se çfarë i ka shkruar Usame bin Ladin, Imamit dhe Shejkhut Abdul-Aziz bin Abdilah bin Bazit (rahimehullah), i cili respektohet nga e gjithë bota Islame që pranon dijen e tij të gjerë, i cili është kompetent për dhënien e fetvave dhe zemërgjerësinë e madhe për të gjithë njerëzit. Ai shkroi në shkresë (12) kur e qortoi atë dhe e shpalli si të paditur:

“Ne Komiteti en-Nasihah uel-Islah – më parë u kemi shkruar një letër të hapur në sqarimin tonë (11) dhe të kemi përkujtuar duke u betuar në emër të Allahut për detyrën tuaj fetare ndaj fesë dhe umetit. Në të kemi kujtuar rreth disa fetvave dhe qëndrimeve tuaja që kanë shkaktuar dëme të mëdha në umet dhe për dijetarët dhe thirrësat që punojnë për këtë.

Kështu, i tërheqim vëmendjen umetit rreth rrezikut në këto fetva të pasakta që nuk i plotësojnë kushtet. Në vend të kësaj ne i bëjmë thirrje umetit që t’i referohet atyre që kanë njohuri Islame dhe njohuri për aktualitetin kur dëshirojnë fetva.

Gjithashtu përsërisim thirrjen tonë ndaj teje, o shejkh, për të dal nga hendeku i pushtetarit. Ata iu kanë nënshtruar ju në shërbim të epsheve të tyre. Ata ju përdorin ju kundër të gjithë thirrësave dhe reformatorëve. Na të përkujtojmë ty për gjendjen e tyre për të cilët Allahu ka thënë:

لِيَحْمِلُواْ أَوْزَارَهُمْ كَامِلَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَمِنْ أَوْزَارِ الَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيْرِ عِلْمٍ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ

 “Prandaj ata do të mbajnë vet plotësisht gjithë barrën e tyre në ditën e ringjalljes, si edhe barrën e atyre të paditurve të cilët këta (të parët) i ngatërruan dhe u prinë në të gabuarën. Sa e keqe është barra që ata do të mbajnë!”1

O shejkh! Si përfundim të kësaj letre, ne të themi: Nëse nuk ke mundësi që të mbështes të vërtetën haptazi dhe të përkrahësh pasuesit e saj kundër pushtetarëve, së paku të braktisni pozitat zyrtare me të cilat autoriteti iu ka ndotur. Qëndroni larg këtyre portave të udhëheqësve që haptazi dalin në luftë kundër Allahut në mënyrë që ju të mos goditeni nga e njëjta gjë që i ka goditur ata. Përmbaju rrugës dhe shpëtimit të cilën profeti e përcaktoi kur u pyet për të:

“Ruaje gjuhën tënde, qëndro në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet e tua.”2

Transmetuar nga Tirmidhi dhe hadithi gjendet në Sahih-ul-Xhami es-Saghir.

Data e fetvas 28/5-1415 ose 29/1-1995

Nga Usameh bin Muhammed bin Laden”

Ne kërkojmë mbrojtje nga Allahu kundër sëmundjes së mendjemadhësisë e cila theksohet me refuzimin e së vërtetës dhe nënçmimin e njerëzve, dhe për shkak të urrejtjes dhe poshtërimit ndaj të ndershmëve dhe të mirëve që besojnë dhe i frikësohen Allahut.


1 16:25.

2 Ahmedi (17488).

Shpërndaje: