Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 68
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet mbjelljin mëkate dhe kështu ato prodhojnë njëra-tjetrën. Ato mund të shkojnë aq largë saqë robit i vie rëndë t’i braktis ato dhe që të dalë prej tyre. Siç kanë thënë disa nga Selefët:
”Dënimi i mëkatit është se ai çon në një mëkat të ri. Shpërblimi i veprës së mirë është se ajo çon në një vepër të re të mirë.”
Kur robi bën një vepër të mirë, vepra e mirë pranë sajë thotë: ”Eja dhe më vepro edhe mua!” Kur ai e bën atë, e thërret vepra e tretë e mirë dhe kështu me radhë. Në këtë mënyrë shumëfishohet fitimi dhe shtohen veprat e mira. E njëjta vlenë për mëkatet, derisa veprat e mira dhe mëkatet bëhen si trupa të ngulitur fort, si atribute të pandashme dhe si prona të pakontestueshme
Nëse i devotshmi braktis një vepër të mirë, ai ndjehet keq sikur t’i ngushtohej toka, dhe ndjenë veten sikurse një peshk që ka dalur mbi tokë derisa të kthehet në ujë, vetëm atëherë ai ndien harmoni dhe gëzim.
Nëse mëkatari braktisë mëkatet dhe fillon të bëjë vepra të mira, ai ndjehet keq derisa t’u kthehet mëkateve. Ka mëkatarë që mëkatojnë pa ndier asnjë gëzim të mëkatit. Arsyeja e vetme pse ai mëkaton është se ai ndjen dhimbje në qoftë se nuk mund mëkatojë.