“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

9.Metodologjia e Lafdhijjave (atyre që thonë se të shprehurit me Kuran është i krijuar)

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

88 – Allahu të mëshiroftë ty dhe mua! – qëndro larg nga ata që thonë se të shprehurit me Kuran është i krijuar. Ahmed bin Hanbeli dhe ata që e pasojnë metodologjinë e tij thonë se ky është një gabim i madh dhe se ai që e thotë këtë është bidatçi. Me një person të tillë as nuk duhet të flasësh, e as të rrish me të. Duhen paralajmëruar njerëzit kundër tij. Të vetmen gjë që dijetarët e dinë është ajo që ne sapo kemi përmendur; Kurani është fjalë e Allahut (azze ue xhel) dhe nuk është i krijuar. Ai që pastaj thotë se ai është i krijuar, është kafir. Ai që thotë se Kurani është fjala e Allahut (azze ue xhel) dhe pastaj hesht, është Xhehmi. Ai që thotë se të shprehurit e tij me Kuran është i krijuar, është Xhehmi. Këtë e tha Ahmed bin Hanbeli dhe ai foli ashpër në këtë çështje. Ai që thotë se të shprehurit me Kuran është i krijuar, ka shpikur dhe ka sjell diçka që nuk që nuk njihej si fe tek dijetarët. Kjo është ajo që ai ka thënë. E njëjta gjë vlen edhe për atë i cili thotë se Kurani që lexohet nga njerëzit në formë të librit është një shprehje e asaj që është në pllakën e ruajtur. Ky është një gabim i madh që kritikohet nga dijetarët.

89 – Nëse një Xhehmi thotë se Kurani është i krijuar apo se Kurani është fjalë e Allahut dhe pastaj heshtë, apo se të shprehurit e tij me Kuran është i krijuar, apo se ky Kuran është një shprehje e asaj që është në pllakën e ruajtur, ai duhet të bojkotohet. As nuk duhet të bisedohet me të, e as nuk duhet falur pas tij. Ndërsa duhet paralajmëruar kundër tij.

Shpërndaje: